Bollano e Dule largohen nga mbledhja e OMONIA-s

Kreu i OMONIA-s, Vasil Bollano dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule janë larguar nga mbledhja e Këshillit Drejtues të OMONIA-s pas akuzave të anëtarëve të Këshillit Drejtues, Spiro Ksera se Vangjel Dule ka përçarë organizatën "Omonia". Po ashtu në mbledhje Ksera ka kërkuar që Vasil Bollano të largohet nga kreu i "OMONIA"-s. Pas këtyre akuzave , Vasil Bollano ka kërkuar që Spiro Ksera dhe Kosta Barka të largoheshin nga mbledhja, dhe në shenjë proteste vetë Bollano dhe Vangjel Dule kanë braktisur mbledhjen. Mbledhja e radhës e organizatës "OMONIA" do të zhvillohet në dhjetor, dhe kreu i ri i saj do të zgjidhet me parimin një anëtarë një votë.