Ndertimi ne krize, biznesi: Kemi pengesa

Sektori i ndertimit ndodhet ne krize prej mese dy vjetesh. Bizneset e ketij sketori thone se ne te gjithe vendin numri i apartamenteve te pashitura ka arritur ne 4 mije.
Vetem gjate gjate viti 2008 nga 2500 shoqeri 700 prej tyre nuk kane kryer asnje lek xhiro. Ilir Hebovija, perfaqesues i Shoqates se Ndertuesve thote se efektit negativ te krizes i jane mbivendosur edhe barriera administrative dhe fiskale.
“Sektori i ndertimit jo vetem qe nuk po mbeshtetet, por po krijohen pengesa artificiale”, thote Hebovija.
Edhe kreditimi nga bankat thone Hebovija, eshte bere me i veshtire, nderkohe qe zgjidhja duhet te jete afatgjate.
“I kemi kerkuar qeverise qe te hartohen strategji aftagjata te cilat duhet te kene nje konsensus sa me te gjere”, theksoi Hebovija.