Nika: Të kthehen eshtrat e atyre që kanë bërë për vendin

Nevila Nika, drejtoreshë e Arkivit të Shtetit e ftuar në RTV "Ora News", tha se vendimi për kthimin e eshtrave të mbretit Ahmet Zogu në Shqipëri është një veprim që na nderon. "Ky veprim na nderon sepse në vitet e diktaturës ishim mësuar që përdhosnim të gjalllë e të vdekur", tha ajo. Sipas Nikës nuk duhet të ketë kundërshti për këtë vendim pavarësisht nëse njerëzit janë mbështetës apo kundërshtarë të Mbretërisë. Sipas drejtoreshës së Arkivit të Shtetit vendi ynë duhet të nderojë të gjithë ata që kanë bërë për Shqipërinë dhe na kanë nderuar. Nika vlerësoi se shpesh herë janë bërë veprime të shëmtuara, si prishja e varrit të At Gjergj Fishtës. Drejtoresha e Arkivës së Shtetit vlerësoi se duhet kthyer edhe eshtrat e Nënë Terëzës dhe Fan Nolit. Duke folur për Arkivën e Shtetit ajo tha se në Arkivë janë bërë përmirësime të dukshme me kalimin e viteve. "Arkivi ruan një pasuri të jashtëzakonshme. "Ne ruajmë Kodikun e shekullit XVI dhe IX, kjo do të thotë se jemi një nga arkivat më të vjetra", shpjegoi ajo.
Nika tha se disa nga zbulimet më të fundit në Arkivën e Shtetit janë ndërrimi i nëpunësve pas vendosjes së sistemit komunist. "Ka pasur ndërrim të nëpunësisë të frikëshm", tha ajo.
'Po ashtu ajo tha se edhe djali i Presidentit Ruzvelt ka bërë një zhvilluar një vizitë në Shqipëri", shtoi ajo.