E Shtunë, 31 Tetor 2026

Efekti domino i krizes greke prek Austrine

Efekti domino i krizës së Eurozonës duket se po jep sinjalet e para. Një falimentim i Greqisë do t’i kushtonte Austrisë mbi 1 miliardë euro për ndërhyrjet e shpëtimit në sistemin bankar dhe vecanërisht  në favor të një prej bankave të Vjenës “Kommunalkredit”, bankë e cila është më e ekspozuara ndaj borxhit sovran të Athinës. Frikën për një humbje të tillë e ka shprehur ministrja austriake e financave Maria Fekter, pikërisht pas vendimit të agjencisë Moody’s për të zhvlerësuar në gradën më të fundit aftësitë kredituese të Greqisë.  Nëse Athina do të shfaqej e pashpëtuar, ka thënë ministrja, Austria duhet të sigurojë titujt qeveritarë në ngarkim të bankës Kommunalkredit, instituti i specializuar në financimin e infrastrukturave, e shtetëzuar që në vitin 2008 në vazhdën e efekteve të krizës financiare globale. Por jo vetëm kaq. Gjatë javës që shkoi ministrja Fekter ka deklaruar se qeveria do të shpenzojë më shumë se 1 miliardë euro për të shtetëzuar pjesërisht edhe një tjetër bankë të tretë financiare që do të përfundojë nën kontrollin publik. Për Volksbanken shteti austriak ka vendosur të blejë një kuotë prej 49% pavarësisht se ka kërkuar se kërkon një blerës për bankën brenda viti 2017.  Arsyeja kryesore e shpëtimit të bankave lidhet kryesisht me kushtet e vështira të instituteve kredituese dhe kryesisht me ekspozimin e tyre ndaj borxhit grek. Gjithsesi ministrja e financave austriake ka deklaruar se këto masa në mbrojtje të bankave nuk do të kenë asnjë impakt në kuadër të procesit të konsolidimit të financave publike austriake. Burimi i kapitaleve të nevojshme  vjen nga një taksë  paraprake e aplikuar në sektorin bankar që ka filluar që nga viti i kaluar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›