60 e ruseve votuan Vladimir Putin 18 kandidatin komunist
Sondazhet e para thonë se ai fitoi rreth 60% të votave, që do të thotë se ai do të shmangë një balotazh me rivalin e tij më të afërt komunist Gennady Zyuganov. Zyrtarët thonë se pjesëmarrja ishte më e lartë se në zgjedhjet e fundit presidenciale të vitit 2008. Por grupe të opozitës kanë raportuar mashtrime të mëdha duke thënë se shumë njerëz kanë votuar më shumë se një herë.Ata kanë bërë thirrje për protesta masive në qendër Moskës ditën e hënë. Ndërkohë mijëra përkrahës të Putinit janë mbledhur me flamuj ruse dhe parulla jashtë Kremlinit për të festuar një koncert fitoren e tij. Siguria është shtrënguar në kryeqytetin Moskë duke importuar edhe rreth 6 mijë forca policie shtesë. Komisioni e zgjedhjeve publikoi rezultatet paraprake.14 për qind e qyteteve të numëruara, e nxjerrin Putinin fitues me 62 për qind të votave dhe kundërshtarin komunist me vetëm 18%. Tre kandidatët e tjerë kishin vetëm nga një shifër në përqindje. Në një konferencë për shtyp pas mbylljes së votimeve, kandidati komunist Zyuganov i cilësoi zgjedhjet si të padrejta dhe të padenja. Por ai tha se me rritjen e zemërimit publik, zoti Putin "nuk do të jetë në gjendje të qeverisë Rusinë". Pjesëmarrja e votuesve deri në mesditë ishte 58.3% . Zyrtarët zgjedhorë parashikojnë një pjesëmarrje përfundimtare prej 62.3 për qind. Zgjedhjet u mbajtën në një atmosferë të pakënaqësisë popullore të ngjallura nga akuzat për mashtrim të përhapura gjatë zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit të cilat sërish u shoqëruan me revolta kundër partisë së Rusisë së Bashkuar të zotit Putin.