Bologna pergatitet per funeralin e Lucio Dallas
Bologna po përgatitet për funeralin e Lucio Dallas në bazilikën e Shën Petronias. Rreth orës 14.30 parashikohet një pjesëmarrje e madhe në qendrën historike të qytetit. Autoritetet komunale kanë mbyllur trafikun në Zonën qëndrore të qytetit nga ora 13.00 deri në orën 17.00. Emra të mëdhenj të botës së muzikës italiane si Renato Zero, Ron, Jovanotti, Luca Carboni dhe Samuele Bersani kanë bërë homazhe gjatë ditës së djeshme. Autoritetet Bolonjës vensdosën që e diela të jetë ditë zie dhe flamujt në qytet të mbahen në gjysëm shtizë. Ceremonia mortore e cila u mbajt në oborrin e nderit të pallatit D'Accursio, u mbyll në orën 13:30. Dyert prej druri të pallatit u mbyllën ndërsa disa dhjetra njerëz mbetën brenda për t’i bërë nderimet e fundit këngëtarit. Pasi vizitorët e fundit të kenë lënë ndërtesën, arkivoli do të dërgohet në bazilikën e San Petronias, ku do të fillojë funerali rreth orës 14:30. Lucio Dalla ndërroi jetë pak ditë më parë në moshën 68 vjecare pas një sulmi në zemër gjatë një turi artistik europian në Zvicër. Ai mbetet një ndër ikonat e muzikës italiane.