Stuhite dhe tornadot godasin SHBA-ne
Të paktën 27 persona kanë humbur jetën si pasojë e një stuhie të fuqishme në Shtetet e Bashkuara . Indiana, Kentucky dhe Ohajo janë shtetet e goditura më së shumti nga tornado , ndërsa janë 13 personat të cilët kanë humbur jetën në Indiana, 12 në Kentucky dhe 2 viktima janë raportuar në shtetin e Ohajos.
Më herët, tornadot goditën Alabamën, duke shkaktuar dëme të mëdha. Stuhitë, të cilat u shtrinë në një pjesë të madhe të Perëndimit të mesëm të SHBA-ve, erdhën disa ditë pasi nga e njëjta situatë gjetën vdekjen 13 njerëz.
Vdekjet e para të premten janë raportuar në Indiana, ku qyteti i vogël i Henryville u dëmtua rëndë. Raportet ekstreme të dëmit përfshinin edhe çatinë e shkatërruar të një shkolle të mesme. Sherbimi meteorologjik ka lëshuar dhe paralajmërime për stuhi në disa shtete të tjera.