Hoti Pretendimi i Presidentit ishte vetem nje mashtrim

“Për bojkotin e festës, zoti Topi, që nuk i konfirmoi asnjëherë autoriteteve të Lezhës ardhjen në këtë festë, u deklaroi të huajve dhe mediave ndërkombëtare se ai nuk do të shkonte, më datë 2 mars në Lezhë, pasi Partia Demokratike e Lezhës do të “organizonte një proteste kundër tij. Kurse shqiptarëve, u serviri motivin tjetër bajat, sipas të cilit anuloi pjesëmarrjen pasi “nuk ishte lejuar të fliste””. Kështu u shpreh deputetja e PD-së për qarkun e Lezhës, Paulina Hoti, lidhur me aktivitetin e organizuar me rastin e 568-vjetorit të Kuvendit të Lezhës. Referuar deklaratave të ardhura nga kreu i shtetit mbi një aktivitetet të tillë, Hoti vlerësoi se pretendimi i Topit se iu mohua fjala ishte vetëm një mashtrim. Sipas deputetes së PD-sëi, Presidenti nuk kishte konfirmuar asnjëherë pjesëmarrjen në festimet e Lezhës, pasi motive të thella personale nuk e lejuan të fliste atë ditë.
“Motivet e Topit shpjegohen qartësisht nga Edvin Rama në editorialin e tij të sotëm. Përsa i përket pretendimit të Edi Ramës, se ai mungoi pasi nuk kishte marrë ftesë,është i vërtetë sa edhe pretendimi i Bamir Topit se nuk kishte marrë ftesë nga ambasada e Kosovës”, vuri në dukje Hoti.