E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bolshevikët e Edvinit, protestë në Tiranë ditën e Samitit të NATO-s

Dega socialiste e kryeqytetit planifikon të organizojë një tubim proteste në datën 4 prill kundër qeverisë dhe kryeministrit Sali Berisha, ndërsa në Bukuresht, Samiti i NATO-s do të jetë duke formalizuar ftesën për anëtarësimin e Shqipërisë në aleancën veri-atlantike. Lajmi për përgatitjen e protestës është përhapur në të gjithë anëtarësinë e PS-së dhe strukturat janë duke u përgatitur. Megjithatë përputhja e datës së protestës me përfundimin e Samitit të NATO-s, ka ngjallur diskutime dhe debate të ashpra mes drejtuesve socialistë, mes të cilëve duket se po gjallon fort rryma e komunistëve recidivë antiperëndimorë të cilët deri në mesin e viteve ’90 kanë lëshuar akuza të forta kundër KE-së dhe NATO-s. Një vendim final nëse protesta do të zhvillohet pikërisht ditën e premte, një ditë pasi të jetë marrë edhe vendimi në samitin, ku Shqipëria pret ftesën për anëtarësim në Aleancën e Atlantikut të Veriut duket se do të merret sot paradite, në mbledhjen e kreut socialist Edi Rama me sekretariatin. Vetë Kryetari i PS-së për Tiranën, Besnik Baraj konfirmoi dje se “protesta është menduar të zhvillohet të premten, por përfundimisht do të vendoset nesër (sot) në mbledhjen e kryesisë”. Sipas tij, ende nuk ka detaje të tjera për këtë protestë, pasi pritet që fillimisht të jepet “ok” nga kryesia e vogël e partisë, përpara sesa t’u bëhet thirrje anëtarëve për t’u mbledhur. Një pjesë e lidershipit është treguar relativisht i kujdesshëm, me synimin që protestat të mos krijojnë një imazh negativ për vendin, por edhe për qëndrimin e opozitës në sytë e partnerëve ndërkombëtarë lidhur me marrjen e ftesës. Por në fakt, protestat kundër qeverisë dhe kryeministrit Berisha, sidomos pas tragjedisë së Gërdecit, që u paralajmëruan edhe nga sekretari organizativ i PS-së ditë më parë, pikërisht në këto momente historike për Shqipërinë tentojnë që të krijojnë imazhin e një vendi ku mbizotëron e egër politike për pushtet dhe ku nuk idenfitikohte asnjë prioritet kombëtar, para së cilit çdo projekt i gatuar nga kokat e nxehta politike do të sfumohej. Madje pjesa më radikale e drejtuesit e PS-së ngulmon që në rastin e vendimit pro tubimit, grumbullohen përsëri në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit”, ashtu siç bënë një javë më parë, por këtë herë me një ndryshim, se parullat dhe thirrjet kundër qeverisë të lejohen. Skema të tilla përveçse rikthejnë atmosferën e Luftës së Ftohtë, frymën izolacioniste, tentojnë me çdo kusht që të barabisin shqiptarët me disa popujt të Evropës Lindore që në datat e ish-jubilareve të famshëm komunistët, dalin e protestojnë plot nostalgji kundër kapitalizmit të cilët ata për arsye nga më të ndryshmet që lidhen me procesin e vështirë të tranzicionit nuk e kanë njohur ende atë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›