Në Gërdec kapërcehet emergjenca
Pas 15 ditësh operacioni pa ndërprerje, që nga çasti i shpërthimit në Gërdec, dje është konkluduar mbyllja e fazës së emergjencës në këtë fshat, të dëmtuar rëndë si pasojë e shpërthimit të një depoje që po përdorej për demontimin e municioneve ushtarake. Kolonel Xhevdet Zeneli, komandat i operacionit të shpëtim-kërkimit në zonën ku ndodhi tragjedia e 15 marsit, deklaroi se dita e shtunë shënoi edhe mbylljen e këtij operacioni dhe mbylljen e fazës së emergjencës. Sipas tij, pritet që me fillimin e javës, gjatë ditës së hënë dhe të martë, do të bëhet i mundur procesi i një rikontrollimi të terrenit sidomos në ato zona të pyllëzuara dhe atje ku vërehet se dendësia e popullsisë është më e madhe. Ndërkaq, trupat e specializuara të asgjësimit të municioneve po punojnë edhe në gjetjen e një tjetër trupi të mbetur nën rrënoja. Trupi i pajetë i cili u gjend pranë vatres ku ndodhi shpërthimi dhe aktualisht ndodhet në morgun e Tiranës, ende nuk është identifikuar nga familjarët. Me mbylljen e fazës së emergjencës, Këshilli i ministrave konfirmoi dje se forcat xheniere kanë krehur mbi 400 ha në terrenin e prekur nga shpërthimi. Komisioni i Emergjencave mban lidhje të drejtpërdrejta me Shtabin e Forcave të Ushtrisë, të dislokuar në afërsi të zonës së prekur nga shpërthimi, në Gërdec, ndërkohë që grupe të caktuara xheniere shoqërojnë përfaqësues të familjeve të komunitetit për nevojat që kanë në banesat e tyre. Janë kontrolluar dhe pastruar nga predhat mbi 350 shtëpi banimi bashkë me territorin përreth. Gjithashtu, ushtria ka konfirmuar se ajri në zonat e infektuara është i pastër ndaj ndotjeve radioaktive dhe kimike. Grupet e përbashkëta të punës midis ushtrisë dhe punonjësve të bashkisë Vorë kanë vazhduar punën për çertifikimin e shtëpive të sigurta për kthimin e banorëve dhe numri i tyre ka arritur në 180 shtëpi të sigurta. Mësohet se Policia e Shtetit ka nën kontroll gjithë zonën e prekur nga shpërthimi për të mos lejuar individë të caktuar për kryerjen e akteve të vjedhjes së banesave ose të prekjes së bizneseve private dhe gjithashtu është në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me forcat xheniere në terren.
Qeveria njofton banorët e Bashkisë Vorë, për numrat e llogarive ku mund të tërhiqet dëmshpërblimi/Departamenti i Informacionit pranë Këshillit të Ministrave deklaroi dje se të gjithë banorët e Bashkisë “Vorë” duhet të hapin pranë bankave të mëposhtme numrat e tyre personal të llogarisë për përfitimin e fondit për dëmshpërblimet e shkaktuara nga tragjedia e Gërdecit, sipas ndarjeve të poshtëshënuara. Sqarojmë se çdo numër llogarie duhet të hapet në emër të kryefamiljarit ose pronarit të objektit.
Emërtimi i Bankës Emërtimi i zonës Numri i objekteve
1 Banka Kombëtare Tregtare
Vora Qytet 1060
Marqinet 354
Gërdec 111
Biznes 32
Marqinet shtesa 313
2. Raiffesisen bank
Gjokaj 242
Picar 229
Mucaj 342
Kodër Vorë 284
3. Tirana Bank
Marikaj 644
Shargë 138
Gjithashtu, Departamenti i Informacionit pranë Këshillit të Ministrave bëri të ditur dje se Komisioni i Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile në mbledhjen e pasdites, të së premtes pasi analizoi detyrat e përcaktuara, konstatoi se, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shumën përkatëse të dëmit të shkaktuar për çdo banesë në Bashkinë Vorë nga aksidenti teknologjik i ndodhur në fshatin Gërdec me datë 15.03.2008. Ky vendim bashkë me listat bashkangjitur u botua në gazetën Postieri, i cili u shpërnda falas dje në Bashkinë Vorë. Nga dita e djeshme ankesat e ndryshme të qytetarëve për procesverbalet e evidentimit të dëmeve do të drejtohen në zyrat e hapura për këtë qëllim në Këshillin e Qarkut Tiranë. Dje në fshatin Gërdec është punuar nga KESH për të rikthyer energjinë elektrike. Sipas drejtorit të KESH pjesa më e madhe e fshatit Gërdec që nga dje është furnizuar me energji elektrike. Për familjarët banesat e të cilëve janë bërë të pabanueshme, Këshilli Bashkiak, Vorë ka miratuar listat e personave që do të përfitojnë ndihmë financiare. Numri i familjeve që do të përfitojnë nga kjo ndihmë ka arritur në 527 shtëpi përkthyer kjo në 1600 banorë. Për familjet e “Marqinet 1”, shtëpitë e të cilëve janë të pabanueshme Kryetari i Bashkise Vorë ka njoftuar dje se do të marrin ndihmë emergjente financiare prej 25000 lekë për person, por jo më shumë se 100.000 lekë për familje. Edhe dje Bashkia Vorë ka punuar për hartimin e listave të përfituesve të kësaj ndihme. Për komunitetin e prekur nga fatkeqësia janë vënë në dispozicion mjete transporti falas për transportin e familjeve të cilat kërkojnë të strehohen në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme dhe të Mbrojtjes në Plazhin e Durrësit. Numri i të akomoduarve në këto shtëpi ka arritur në 450 persona. Anëtarët e Komisionit të Emergjencave Civile janë të ngarkuara me detyra konkrete në terren dhe marrin informacion të drejtpërdrejtë nga komuniteti në lidhje me kërkesat e tyre si për ushqime, veshmbathje dhe strehim. Komisioni i Emergjencave mban lidhje të drejtpërdrejta me Shtabin e Forcave të Ushtrisë, të dislokuara në afërsi të zonës së prekur nga shpërthimi dhe grupe të caktuara xheniere shoqërojnë përfaqësues të familjeve të komunitetit për nevojat që kanë në banesat e tyre. Policia e shtetit ka nën kontroll gjithë zonën e prekur nga shpërthimi për të mos lejuar individë të caktuar për kryerjen e akteve të vjedhjes së banesave ose të prekjes së bizneseve private si dhe është në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me forcat xheniere në terren. Komisioni po bashkëpunon me Drejtorinë e Shërbimit Shëndetësor të Tiranës dhe Drejtorinë e Ujësjellës Kanalizimeve për të mbajtur në gatishmëri grupe specialistësh nga inspektoriati sanitar dhe shëndetësor, për të ndërhyrë në rast se do të shfaqen probleme të infeksioneve të ndryshme. Janë shtuar dozat e klorifikimit të ujit të pijshëm dhe po tregohet kujdes i veçantë në kryerjen e dezinfektimit të zonës, djegies dhe groposjes së një sasie shpendësh, kafshë shoqërimi dhe disa bagëtive të ngordhura. Janë vënë në gatishmëri të plotë disa magazina për pritjen dhe magazinimin e ndihmave dhe është ngritur komisioni i shpërndarjes së ndihmave sipas listave që po hartohen nga komisioni i evidentimit të familjeve në nevojë. Nga Komisioni i Emergjencës janë evidentuar fëmijët nga mosha 0-10 vjeç dhe të moshuar mbi 70 vjeç, janë evidentuar gratë shtatzëna dhe nevojat që ato kanë për ushqime, veshmbathje dhe strehim. Shpërndarje pakosh me ndihma ushqimore ne Fshatin Marikaj 250 pako ushqimore dhe 10 pako për raste emergjente. Për t’i ardhur në ndihmë komunitetit, banorët e të cilit e kanë të nevojshme të ushtrojë aktivitetin e tyre të përditshëm privat, janë shpërndarë çadra për strehim jashtë zonave të shpërthimit. Grupe nga Bashkia Vorë të ndihmuar me asistencë teknike nga forcat xheniere të ushtrisë për të ngritur çadrat e tërhequra nga banorët. Në shkollën 9 vjeçare të Fshatit Marikaj dhe të Qytetit Vorë dhe shkollës së mesme Vorë kanë filluar riparimet me ritme të përshpejtuara dhe nxënësit kanë shkuar në ambientet e shkollës dhe kanë zhvilluar mësim me orë të shkurtuara. Për përmirësimin e infrastrukturës në fshatin Gërdec dhe Marqinet 2 janë shpërndarë nga Bashkia Vorë, çakëll dhe stabilizant. Shpërndarja është kryer në bashkëpunim nga forcat xheniere të ushtrisë.