Bomba dhe raketa - Zgjedhjet parlamentare ne Afganistan u zhvilluan nen kercenimin e shperthimeve

Talibanet e ben realitet kercenimin e tyre.Qe ne orete para te votimit te se shtunes pati sulme me raketa ne Kabul. Edhe veriu i Afganistanit u trondit nga sulmet. Ne Baghlan pati shkembime zjarri. Ne Kunduz bundesveri gjerman njoftoi per sulme me raketa dhe venie ne shenjester te ushtareve. Agjensia afgane PAN njoftoise nga atentatet e se shtunes humben jeten 15 njerez.Qendrat zgjedhore u mbyllen ne oren 1600 me oren e vendit. Ministria e Brendshme ne Kabul njoftoi se talibanet nuk ia dolen te pengonin zgjedhjet. 92 e qendrave zgjedhore kane qene te hapura njoftoi nje zedhenes i Ministrise se Brendshme.Duket se ne zgjedhjet e se shtunes kane votuar me shume votues se sa pritej. Drejtuesi i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Fasel Ahmed beri fjale per nje pjesemarrje deri ne 32. Edhe trupae ISAF-it kumtoi se zgjedhjet qene me te qeta se ato te vitit 2009. Te shtunen pati 303 incidente nderkohe qe ne zgjedhjet presidenciale te gushtit 2009 u njoftuan 479 incidenten njofton trupa e NATO-s ISAF. Por i derguari i OKB-se Staffan de Misturai tha BBC se gjendja e sigurise nuk ishte shumee mire. Duhet te presim se sa kane ndikuar ket incidente ne rrjedhen e zgjedhjeve tha de Mistura.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne prag te zgjedhjeve parlamentare behet publicitet
Afganet nuk shpresojne ne zgjedhje telira
Talibanet kishin kercenuar me sulme kedoqe merr pjese ne zgjedhje qe me pare. Por siguria nuk eshte elementi i vetem qe i shqeteson afganet. Shume prej tyre i mbajne mend zhvillimet rreth zgjedhjeve te fundit presidenciale per shkak te falsifikimit te madh te rezultateve.
Zgjedhjet konsiderohen si test per stabilitetin demokratik te Afganistanit. Nje ceshtje qe mbetet te sqarohet eshte se sa manipulime pati. Shume vete nuk besojne ne zgjedhje te lira dhe nuk votojne. Por Farid Sarwar banor i provinces Sarepol ne pjesen qendrore te Afganistanit thote seai qe nuk voton ne menyre indirekte i jep voten lordeve te luftes te cilet kane kandiduar edhe kesaj radhe. Ne do ta shfrytezojme kete shans per te vendosur gjerat ne rrugen e duhur. Duhet votuar per ata te cilet angazhohen per te drejtat e njeriut sepse kjo eshte ne te miren tone.Deri tani nuk dihet se sa afgane mendojne si Farid Sarvar por gati askush nuk pret zgjedhje te lira dhe demokratike.Bildunterschrift Pllakate gjithkund
Madje as Komisioni zgjedhor IEC nuk e kishte perjashtuar me paremundesine e parregullsive. Komisioni kumtoi sejane regjistruar per zgjedhje 175 milione vete ndonese te drejten e votes ne tere vendin e kane vetem 125 milione zgjedhes. Ne zonen kufitare me Pakistanin jane zbuluar se fundi me mijera leternjoftime te falsifikuara. Kryeari i Komisionit Fazel Ahmad Mahnawi shpjegon.Ka disa qarqe te cilat me te gjitha mjetet perpiqen qe te hedhin hijen e mosbesimit mbi keto zgjedhje. Por secilin mund ta siguroj se anetaret e komisioneve nuk do te lejojne te manipulohen.
Manipuluesit kercenojne votuesit
Rreth 7000 vezhgues afgane dhe 500 te huajkujdesen per transparencen e zgjedhjeve. Gul Mekai kandidate nga Mazar-e Scharif megjithate mbetet skeptike sepse manipuluesit e zgjedhjeve jane te paskrupullt. Ata se pari perdorin paditurine e njerezve per ti manipuluar ata gjate votimit. Nderkohe qe edhe kercenojne me fjalet se nese nga nje fshat nuk jepen per partine e tyre votat e mjaftueshme do te denohet i gjithe fshati.
Anetaret e komisioneve nuk mund te bejne asgje kunder metodave te tilla thote Gul Mekai nje nga 407 kandidatet ne keto zgjedhje. Megjithate pohon se zgjedhjet jane shume te rendesishme. Rezultatet e zgjedhjeve do te dihen deri me 30 tetor.
Autor Ratbil Shamel/Bahri Cani
Redaktoi Auron Dodi/Lindita Arapi