E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhje te pergjakshme ne Afganistan dhjetera viktima e te plagosur



Rreth 2500 kandidate mes tyre 400 gra kane konkurruar per 249 vendet ne dhomen e ulet te parlamentit. 68 vende te parlamentit jane rezervuar per grate. Rezultatet paraprake te zgjedhjeve nuk pritet qe te dalin deri muajin e ardhshem me rezultatet finale qe pritet te dalin ne fund te muajin tetor pasi cdo ankese apo pakenaqesi e parregullsi te jete zgjidhur. Ministria e Mbrojtjes ne Afganistan tha se afersisht 300 mije police dhe ushtare te mbeshtetur nga 150 mije forca nderkombetare jane perpjekur te ruajne sigurine ne te gjithe vendin gjate zgjedhjeve.

Sulmet
Sulmet me raketa goditen qytetet e medha ne Afganistan. Sulmi i pare ndodhi para agimit ne Kabul i cili u pasua nga sulme tjera ne qytetet lindore qytetet ne provincen e Kandaharit dhe Nimrozit. Zedhenesi i policise Kamern Khan tha se nje rakete ne veri te provinces Baghlan shkaktoi vdekjen e dy civileve ne oret e para te votimeve. Zedhenesi i ministrise se mbrotjes gjenerali Zahir Azimi tha Jemi perballur me nje numer shperthimesh dhe sulmesh me raketa por forcat tona reaguan me shpejtesi dhe me kohe kunder ketyre incidenteve dhe ne pergjithesi ne jemi te kenaqur me situaten e sigurise. Talebanet kishin paralajmeruar se do te kryenin sulme gjate dites se votimeve ndaj prej ditesh i kishin bere apel njerezve qe te mos merrnin pjese ne proces. Nje tjeter shperthim ndodhi ne nje autobus me qytetare afgane ne bord ne distriktin e Shindandit duke shkaktuar vdekjen e gjashte personave dhe plagosjen e pese te tjereve. Keta persona ishin nisur per te votuar.

Parregullsite
Autoritet afgane thone se flete votimi false jane zbuluar ne zona te ndryshme te vendit. Nje numer i madh kartash elektorale false jane sekuestruar dje ne mengjes ne oret e para te votimit per rinovimin e parlamentit. Ne kryeqytetin afgan Kabul nje burre u ndalua nga policia me 15 karta falas prane nje qendre elektorale. Lajmin e beri te ditur zedhenesi i Komisionit per shkelje elektorale. Zgjedhjet presidenciale te vitit te kaluar konsideroheshin si nje shans per qeverine per te shenuar perparim drejt nje te ardhmeje me demokratike por u njollosen nga ankesa dhe dyshime per manipulime. Megjithese Karzai doli fitues manipulimet gjate zgjedhjeve dhe mungesa e vullnetit nga ana e tij per te pranuar se ekziston korrupsion ka bere qe shume mbeshtete te tij nderkombetar te vene ne pikepyetje angazhimin e tij ne Afganistan. Ne Afganistan jane rreth 140 mije trupa te NATO-s dhe komunitetit nderkombetar ka shpenzuar miliarda dollare ne perpjekje per te mbeshtetur administraten e presidentit Karzai e cila po perballet me nje kryengritje te fuqishme.

19 Shtator 2010

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›