Dhune manipulim dhe shpresa - Afganistani pas zgjedhjeve

Te pakten gjashte te vrare dhe duzina te plagosur - ky eshte bilanci i dites se zgjedhjeve ne Afganistan. Gjithe diten mund ti vereje te dyja Zgjedhes qe hidhnin te patrembur voten e tyre. Por edhe frike dhe njerez te frikesuar. Jamila nga Kunduzi ne veri te vendit tha
Nuk kane vajtur shume gra te votojne. Kjo sepse ne qytet kane rene vazhdimisht predha dhe raketa. Vec kesaj me shqeteson fakti qe boja e gishterinjve qe duhet te mbroje nga votimi i shumefishte lahej kaq lehte. Keshtu i hapet rruge manipulimit.
Zgjedhjet ishin te suksesshme sipas zedhenesit presidencial
Zedhenesi i presidentit Vahid Omar e quajti diten e zgjedhjeve si sukses pasi manupilimi masiv i zgjedhjeve vitin e kaluar demtoi rende imazhin e presidentit Karzai dhe te Perendimit
Fitues te ketyre zgjedhjeve jane populli afgan dhe forcat afgane te sigurise. Ata nuk kane qene asnjehere me pare kaq aktive dhe nuk kane marre kaq shume pergjegjesi dhe kete me ndershmeri te madhe. Nga kjo buronte siguria sot.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryetari i bashkise se Khostit dhe kryetari i komisionit zgjedhor gjate nje konference per shtyp.Rreth mesdites te se shtunes komisioni zgjedhor zyrtar parashikoi nje pjesemarrje ne zgjedhje prej 32 per qind. Ne fund mund te jete madje dyfishi i kesaj u tha. Deshmi per kete nuk pati. Nga ana tjeter organizata vezhguese te pavarura afgane dhe te huaja nisen ngjashem me vitin e kaluar nga nje pjesemarrje midis 30 dhe 35 per qind.
Serish u vrojtuan votime te shumefishta
Sima vezhguese zgjedhore ne Lashkar Gah kryeqytetin e provinces jugore Helmand ndihet e lene vetem
Vendvotimi ketu u hap ne 8 ose ne nente teper vone. Pati manipulime. Nje burre hodhi dy flete votimi. Nje tjeter shplau gishtin dhe votoi po ashtu dy here. Thirra qendren time ne Kabul por askush sme degjonte.
Ky i ri ne Herat ne kufi me Iranin me sa duket nuk i ze bese komisionit zgjedhor shteteror te formuar rishtazi
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Qender votimi ne KabulU tha se ketu ne vendvotim do te kishte 12 kuti votimi gjashte per burra gjashte per gra. Por ketu jane vetem dy kuti votimi. Nuk e di se kush e ka protokolluar. Ku mbeten kutite e tjera Kujt do ti kalohen valle ato vota
Parashikimi eshte se shume prej deputeteve te vjeter do te zene vend edhe ne parlamentin e ri. Nder ta komandante ushtarake rajonale dhe udheheqes milicesh qe nuk u nxorren kurre para gjyqit per shkeljet e tyre te te drejtave te njeriut. Kjo eshte kritika nga popullsia. Po tani Kjo eshte pyetja qe ben ky burre nga Mazar-i-Sharifi
Deshire per paqe dhe perparim ne popull
Pres qe mangesite e parlamentit te fundit te ndreqen qe luftimet dhe mosmarreveshjet etnike te marrin fund. Deputetet te nxjerrin ligje dhe te mos shkojne nga njera ministri ne tjetren per te siguruar projekte nga te cilat perfitojne para se gjithash vete.
Ne faqen e tyre te internetit talibanet bejne fjale per 100 sulme dhe atentate qe i kane kryer gjate dites. Qeveria Karzai eshte per ta krahu i zgjatur i Perendimit ushtaret e te cilit ata duan qe te largohen menjehere nga vendi.
Se a po i afrohet Afganistani me keto zgjedhje nje te ardhmeje me te mire mbetet e hapur. Kjo grua e vjeter ne Herat ka nje deshire pas shume vitesh lufte
Parlamenti ti mbroje njerezit ti sherbeje vendit. Nuk duhet te vdesin me te rinj. Jam e vetme me femijet e mi. Mjaft gjak eshte derdhur.
Autor Martin Gerner / Elert Ajazaj
Redaktoi Bahri Cani