E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bomba e rreme shkakton evakuimin e ndërtesës së parlamentit holandez

Ndërtesa e parlamenti hungarez është evakuuar pas ngritjes së alarmit për bombë, raporton Reuters.

E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e policisë holandeze, e cila ka bërë të ditur se ekip i eksplozivëve ka kontrolluar pakon e vendosur në godinën kun ndodhet Parlamenti Kombëtar në Hagë dhe ka rezultuar se ishte një alarm i rremë.

Politikani holandez anti-islamik Geert Wilders tha se një bombë e rreme drejtuar atij kishte qenë shkaku i evakuimit.

“Një paketë me një arush pelushi dhe tela drejtuar mua u dorëzua në dhomën e postës së parlamentit. Për fat pa eksploziv dhe jo të rrezikshëm, por sigurisht pa argëtim”, tha Wilders në një postim në Twitter.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›