Banka Botërore: 200 milionë dollarë për riparime të infrastrukturës së energjisë në Ukrainë

Banka Botërore do të financojë 200 milionë dollarë për të ndihmuar në rregullimin e infrastrukturës së energjisë dhe ngrohjes të Ukrainës.
Granti prej 200 milionë dollarësh do të përdoret për të bërë riparime urgjente të transformatorëve të tranzicionit, kaldajave të lëvizshme të ngrohjes dhe pajisjeve të tjera kritike emergjente, njoftoi Banka Botërore në një deklaratë, raporton The Guardian.
Banka Botërore ka mobilizuar më shumë se 23 miliardë dollarë financim emergjent për Ukrainën, duke përfshirë angazhimet dhe premtimet nga donatorët. Më shumë se 20 miliardë dollarë nga kjo janë disbursuar përmes disa projekteve, tha ai.
Infrastruktura energjetike ka pësuar dëme prej 11 miliardë dollarësh, gjatë vitit të kaluar, dhe është një nga fushat më kritike ku Ukraina ka nevojë për mbështetje urgjente, Anna Bjerde, drejtoresha menaxhuese e operacioneve të Bankës Botërore.
Gjatë muajve të vjeshtës dhe të dimrit, më shumë se gjysma e infrastrukturës energjetike të Ukrainës u dëmtua, duke rezultuar në ndërprerje të energjisë në mbarë vendin që kontribuan në mungesë të ushqimit, ngrohjes dhe ujit.
/rtsh.al/