E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

A do e lejojë Boris Johnson të kthehet në kabinet? Rishi Sunak: E kaluara, është e kaluar

Kryeministri britanik Rishi Sunak pyetur nëse do të lejojë Boris Johnson që të kthehej në kabinet, u shpreh se ka një ekip të madh, dhe se është pozitv fakti që ka ende ish-kryeministra që mendojnë se mund të kontribuojnë në jetën publike, raporton The Guardian.

Pyetur se cili është komenti i tij ndaj qytetarëve që mendojnë se një kontribut të veçantë në rrëzimin e Boris Johnson ka qenë pikërisht ai, Sunak shprehet se ish-kryeministri u dorëhoq për shkak të politikës ekonomike.

 “E kaluara është e kaluara. Është mirë që kemi ish-kryeministra që duan të kontribuojnë ende në jetën publike dhe mendojnë se mund ta bëjnë këtë. Kjo është një gjë e mirë”, tha Sunak.

Ndërkaq, pyetur për rëndësinë e hinduizmit, Sunak thotë se ka një Lord Ganesh. Ai u shpreh se është e zakonshme që hinduët t’i bëjnë një lutje Zotit Ganesh kur fillojnë një punë të re, ndërsa bëri me dije se këtë gjë  e bëri edhe kur u emërua kancelar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›