Krasniqi Serbia ka penguar kontaktet mes dy vendeve
Ushtruesi i detyres se presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi ka deklaruar se Kosova gjithmone ka qene e gatshme te bisedoje me Serbine per ceshtje teknike dhe se Serbia e jo Kosova ka qene faktori qe ka penguar kontaktet midis dy shteteve.
Dje ministri i jashtem serb Vuk Jeremic se zgjedhjet e jashtezakonshme ne Kosove po e vonojne procesin e bisedimeve midis dy paleve.
Lidhur me rolin lehtesues te faktoreve nderkombetare ne keto bisedime te mundshme Krasniqi tha se i takon Bashkimit Evropian ti lehtesoje keto bisedime por pervoja e ka deshmuar rendesine e perfshirjes se Shteteve te Bashkuara.
Krasniqi i beri keto komente pas takimit ne Prishtine me Davor Vidish nga Ministria e Jashtme e Kroacise.