E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bombardimet ne Tripoli 3 te vdekur dhe 150 te plagosur

Re të dendura tymi kanë mbuluar Tripolin pas bombardimeve  më të rënda të NATO-s që kur aleanca ndërmorri ofensivën ajrore. Sipas zëdhënësit të qeverisë Musa Ibrahim, seria e bombardimeve la tre të vdekur e rreth 150 të plagosur në barrakat përreth Bab el Azizyja.

Seria e sulmeve vjen vetëm orë pasi Ministri i Jashtëm francez, Alain Juppe lajmëroi se Franca dhe Britania e madhe parashikojnë përshlkallëzim të mëtejshëm të sulmeve nga ajri e do të dërgojnë mbi Libi helikopterë ushtarakë që do të ndërmarrin sulme ndaj shënjestrave edhe më preçize.

NATO bëri të ditur se shënjestra e sulmeve ishte një depo ushtarake përbri rezidencës së kolonel Gadaffit. Sipas qeverisë së Libisë, qendër e sulmit ishte një bazë e rezervistëve e të plagosurit pjesa më e madhe ishin civilë që banonin në zonë. Pas breshërisë së sulmeve nga ajri nuk munguan në rrugët e Tripolit mbështetës të regjimit që hodhën parulla pro liderit libian Muamar Gadaffi.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›