E Diel, 1 Nëntor 2026

KE shqyrton sot për pezullimin e vizave për Ballkanin Perëndimor

Komisioni Evropian do të shqyrtojë sot propozimin për pezullimin e regjimit pa viza për ato vende që kanë abuzuar me numër të lartë azil-kërkuesish. Sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, pas ankesave nga disa vende anëtare, komisionerja Cecilia Malmstrom do të propozojë një mase mbrojtëse për të lejuar rivendosjen e regjimit të vizave për vendet e treta.Këto sanksione, të kërkuara nga shumica e vendeve anëtare, kanë në fokus Maqedoninë dhe Serbinë, vende nga të cilat që prej vitit 2009, me mijëra shtetas kanë aplikuar për azil në disa vende të BE-së. Një propozim i tillë nuk do të jetë publik, pasi ai i shkon 27 vendeve anëtare për shqyrtim ndërkohë që Këshilli i ministrave të BE-së më 9 dhe 10 qershor pritet të miratojë në Luksemburg idenë e Komisionit Evropian, të propozuar nga eurokomisionerja Cecelia Malmstrom. BE që nga fillimi i këtij viti ka aplikuar mbikqyrje të rreptë të zbatimit të liberalizimit të vizave, ndërsa edhe vendet e Ballkanit Perëndimor janë ftuar që të shtojnë masat nëpër pikat kufitare për të parandaluar fluksit e madh të qytetarëve që keqpërdorin liberalizimin për qëllime të tjera, siç është problemi i azilkërkuesve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›