E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza ne Greqi sindikatat kercenojne me revolte popullore

Sindikatat në Greqi shprehen hapur kundër masave të reja të kursimit të paralajmëruara nga qeveria. Sipas sekretarit të përgjithshëm të konferedatës së nëpunësve civilë, masat e reja tregojnë paaftësinë e qeverisë për të menaxhuar krizën, ndërsa paralajmëroi një kundërpërgjigje eksplozive nga nëpunës publikë e publiku.

"Ka për të pasur një shpërthim social për sa kohë këto politika vazhdiojnë të parashikojnë më tepër masa kundër popullit. Do të ketë rezistencë publike, reagim publik kundër këtij fenomeni e situate që mund të dalë jashtë kontrollit”- tha Ilias Iliopoulos, sekretar i përgjithshëm i Adedy.

Pas një takimi maratonë të kryeministrit Papandreu e kabinetit të tij, Greqia vendosi të marrë masa fiskale  me vlerë 6 miliardë euro dhe të përshpejtojë privatizimin e aseteve shtetërore. Kështu do të ketë të tjera reduktime rrogash në sektorin publik.

Nisur nga borxhi mjaft i madh i saj, Greqia do të heqë dorë dhe nga një pjesë e konsiderueshme e pasurisë shtetërore. Ndër të tjera do të shiten "menjëherë" aksionet shtetërore të shoqërisë telefonike, OTE, bankës Postbank dhe në porteve të Selanikut dhe Pireut, bëri të ditur Ministria e Fianancave pas takimit të krizës. Vendi ka tani para vetëm deri në mes të korrikut që të plotësojë detyrimet e tij dhe për të paguar rrogat dhe pensionet e njerëzve.

Për këtë, vendi i zonës euro ka nevojë urgjente për këstin e ardhshëm të ndihmave të kombinuara të BE-së dhe FMN-s në shumë prej 12 miliardë eurosh. Ekspertët e BE-së dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar deri tani nuk kanë dhënë asnjë dritë të gjelbër për pagesën.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›