Bombardimet në Zaporizhzhia, Zelensky: Përgjegjësit duhet të përgjigjen për veprimet e tyre

“Përgjegjësit për bombardimin e qytetit të Zaporizhzhia do të duhet të përgjigjen për veprimet e tyre”. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dënuar sulmin në Zaporizhzhia nga forcat ruse ku la të paktën 17 të vdekur.
“Përsëri Zaporizhzhia. Goditje më të pamëshirshme mbi njerëzit paqësorë. Në ndërtesat e banimit, mu në mes të natës. Rreth 12 të vdekur tashmë dihen, 49 të plagosur janë në spital, duke përfshirë 6 fëmijë. Poshtërsi absolute. Ligësi absolute. Egërsira dhe terroristë. Da kush ia dha këtë urdhër kujtdo që e zbatoi. Ata do të marrin përgjegjësinë. Me siguri. para ligjit dhe popullit“, shkruan Zelensky në një postim në rrjetin social Facebook.
Forcat ruse kanë sulmuar gjatë natës Zaporizhian në Ukrainë. Nga sulmi vdekjeprurës 17 persona kanë mbetur të vrarë dhe të paktën 49 të tjerë janë palgosur.
Zaporizhzhia është aneksuar nga Rusia, hap që është konsideruar në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.
Për sulmet e reja është raportuar pas shpërthimit të fuqishëm në urën që lidh Rusinë me Gadishullin e aneksuar të Krimesë.
Në javët e fundit, forcat ushtarake të Kievit kanë çliruar vendbanime të shumta, të cilat i kanë kontrolluar forcat ruse prej nisjes së luftës.
/rtsh.al/