E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Trump, Meloni dhe Orban, video- mesazhe në tubimin e së djathtës ekstreme në Spanjë

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dhënë rëndësi të djathtës ekstreme të Spanjës, nëpërmjet një video që u shfaq në një tubim në Madrid. Ky tubim kishte mesazhe edhe nga drejtuesit kryesorë të së djathtës populiste të Evropës si Giorgia Meloni e Italisë, si dhe Viktor Orban i Hungarisë.

Në një regjistrim që zgjati më pak se 40 sekonda, i bërë ndërsa ish- presidenti ishte në aeroplan, Trump falënderoi partinë e ekstremit të djathtë të Spanjës Vox dhe liderin e saj, Santiago Abascal, për atë që ai e quajti “punë e shkëlqyer” që ata po bëjnë. “Ne duhet të sigurohemi që të mbrojmë kufijtë tanë dhe të bëjmë shumë gjëra të mira konservatore”, tha Trump.

“Spanja është një vend i madh dhe ne duam ta mbajmë atë një vend të madh. Pra, urime Vox për kaq shumë mesazhe të shkëlqyera që u dërgoni njerëzve të Spanjës dhe njerëzve të botës.”

Vox tërhoqi vëmendjen kombëtare në peisazhin politik të Spanjës në vitin 2019, kur u bë forca e tretë më e madhe në Parlamentin e Spanjës, pas zgjedhjeve që çuan në një koalicion kombëtar të krahut të majtë, që ende është në pushtet.  

Mesazhet e Vox përfshijnë zero tolerancë për separatizmin katalanas, përbuzje për barazinë gjinore, masa të ashpra kundër emigrimit të paautorizuar nga Afrika, si dhe ruajtjen e trashëgimisë së diktaturës të gjeneralit Francisco Franko të shekullit të 20-të.  Apnews

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›