Bombat e NATO-s mbi dasmorët? (FOTO)
Sulmi ndodhi në mëngjes. Bombarduesit e NATO-s kishin si shënjestër një shtëpi në provincën Logar. Synimi: eliminimi i një udhëheqësi taliban.
Por mesa duket bombat ranë mbi një grup dasmorësh. 18 civilë mendohet se janë vrarë.
Një fotograf i agjencisë AP pa kufomat e pesë grave, shtatë fëmijëve dhe gjashtë burrave.
Sipas të dhënave të banorëve, viktimat ishin dasmorë. Kurse përfaqësuesit e qeverisë thanë se mes të vdekurve kishte edhe ekstremistë.
Të tjera burime thonë se viktimat i përkisnin familjes së Basir Achundsada. Talibanët kishin kërkuar të strehoheshin në shtëpinë e tij, pa u ftuar prej tij.
Trupa e NATO-s, ISAF, thotë se ka pasur një sulm ajror në Baraki Barak, por nuk ka pasur viktima civilë.
Banorët janë mbledhur në një protestë pas kësaj ngjarje të rëndë.



