E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kudo që shkoj, Greqia më lëndon

Share

Nga Marianna Tsatsou

Greek Reporter

Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Korçë, Ioannis Pediotis, i ka bërë thirrje qeverisë greke të kursejë një shumë të madhe parash dhe të provojë se prezenca greke në Shqipëri është sërish e fuqishme, por Greqia i është përgjigjur se ka gjëra të tjera më të mira për të bërë. Një ndërtesë e mrekullueshme neoklasike në qendër të Korçës mbetet e braktisur dhe në rrënoja për shkak të neglizhencës nga burokracia greke.

Megjithatë, kjo shtëpi e kuqe e braktisur nuk është si të tjerat. Poeti i njohur grek, George Seferis ka jetuar aty në vitet 1936-1937, kur shërbente si Konsull i Përgjithshëm i Greqisë. Shteti i munguar grek mund ta ketë harruar se nuk ishte thjesht një tjetër konsull grek që i inkurajoi ata të blinin strukturën në vitin 1999.

Aktualisht Ioannis Pediotis është duke u përpjekur fort që të gjejë paratë për të rinovuar godinën historike. Ai pretendon se shteti grek paguan një shumë të madhe parash për qiranë e konsullatës në Korçë. Nëse shtëpia e Seferis do rinovohej, mund të shpëtonin nga qiratë. Akti i thjeshtë i rinovimit të shtëpisë historike mund të provohet përfitues në shumë aspekte, jo vetëm duke shpëtuar pagesat e qerasë, por edhe duke ngritur një prezencë greke të dukshme në rajonin strategjik të Korçës, pa përmendur faktin se rinovimi do e pesëfishonte vlerën e godinës.

Nuk është nevoja të themi se paratë për rinovimin nuk janë shumë, aq sa mund të mendojnë shumë njerëz. 300 mijë euro do ishin të mjaftueshme, por Greqia preferon të paguajë qiratë.

Kudo që shkoj, Greqia më lëndon, shkroi dikur poeti/diplomati George Seferiades- mbiemri origjinal i tij- thuajse 70 vjet më parë. Për fat të keq, këto vargje duken më të përshtatshme sot se kurrë më parë.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›