Bombe me telekomande. Hidhet ne ere makina e kandidatit te PS
Automjeti në pronësi të kandidatit të Partisë Socialiste për drejtimin e komunës së Shtiqnit, Astrit Cengu, ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në një nga rrugët e qytetit të Kukësit. Shpërthimi ka ndodhur pak çaste pasi Cengu dhe një i afërmi i tij kishin dalë nga makina dhe për pasojë kanë marrë vetëm plagë të lehta.
Nga hetimet e para rezulton se shkaku i shpërthimit është një bombë me telekomandë, megjithatë hetimet vazhdojnë nga ekspertët e policisë së Kukësit të mbështetur edhe nga ekspertët e mbërritur nga Tirana.
Fushata elektorale në qarkun e Kukësit është zhvilluar përgjithësisht e qetë përveç ratit të kërcënimit të kandidatit të LZHK-së për kryetar komune në Bushtricë, Shahir Sula.
Flutura Tota