Rama: Demonstrate popullore per te marre hakun qe ju takon
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama deklaroi dje ne takimet elektorale ne qytetin e Elbasanit dhe te Durresit, se zgjedhjet e 8 majit duhet te jene nje vote proteste per mazhorancen. Rama u shpreh se dita e zgjedhjeve duhet te jete nje demonstrate popullore, qe sipas tij, duhet te sherbeje per te marre hak. "Deri ne 8 maj trokisni ne cdo dere, bjerini cdo telefoni te nje te afermi, te nje miku, cdo telefoni te kujtdo qe njihni, ftojini komshinjte, ftojini bashkeqytetaret qe te vijne te gjithe se bashku tek kutite e votimit ne nje demonstrate popullore te vullnetit te popullit sovran. Ne nje demonstrate popullore te qytetarise durrsake. Ne nje demonstrate popullore per te marre hakun qe ju takon", tha Rama ne takimin e zhvilluar ne Durres, pasditen e djeshme. Ai u shpreh se kandidati i opozites ne kete qytet eshte alternativa me e mire per qytetaret. Ne fjalen e tij, Rama akuzoi dhe kandidatin e mazhorances, duke theksuar se eshte perfaqesues i mentalitetit te qeverise. "Durrsaket nuk mund te votojne kandidatin e Saliut qe i fyen ata me genjeshtra, e ben gafa te tilla, sic eshte ajo e permiresimit te cilesise se diellit. Genjeshtrat e Xhaferaj jane fyerje per Durresin. Si mund te pranohet kandidati i Saliut, qe nga njera ane genjen per varrin e Ismail Qemalit, sepse s'mjafton fakti qe nuk e di ku e ka varrin, po i thote qytetareve se, si minister Kulture po ben negociata per te sjelle eshtrat e tij ketu. Kjo eshte fyerje per inteligjencen e ketij vendi",-tha Rama. Nderkohe qe, po dje, ne qytetin e Elbasanit kryesocialisti ka kerkuar voten per kandidatin Qazim Sejdini, duke e cilesuar si njeriun e pershtatshem per kete qytet. Sejdini eshte nje nga kandidatet e "Aleances per te Ardhmen" qe dje firmosi paktin e zhvillimit me qytetaret, prandaj sic tha Rama, Elbasani do te zgjedhe rrugen e zhvillimit duke braktisur Saliun. "Elbasani nuk ishte keshtu 4 vjet me pare. Qazim Sejdini i ka kuruar plaget e Elbasanit me kujdes, me durim, me dashuri. E ka bere kete si nje perfaqesues i denje i ketij qyteti. Vota juaj ne 8 maj eshte fuqia e te ardhmes qe ju degjuat ne gjithe sa tha Sejdini ne fjalen e tij. E nderkohe nga ana tjeter nuk ka nevoje per fjale, se eshte rruga qorre e kusarise e matrapazllekut dhe e shitblerjes se dinjitetit, Elbasani do ta refuzoje Saliun e Tiranen dhe te Elbasanit", u shpreh Rama. Kreu socialist ka nenvizuar para qytetareve te Elbasanit se nga nje vote e vetme mund te clirohet vendi ne 8 maj, duke i hapur rruge zhvillimit. "Pakti qytetar, angazhimi yne solemn per qytetarin, ku ne kater vite do te ndryshohen qytetet qe kane qene nen sundimin e hajdutllekut. Ne 8 vjen clirimi, cdo gje ndryshon me nje vote", nenvizoi kryesocialisti. Sipas liderit te opozites, transformimi do preke cdo familje shqiptare, pasi rruga e tij eshte ajo e punes e bashkejeteses. Teksa ka folur per paktin qytetar te nenshkruar dy dite me pare, eshte shprehur se eshte nje pakt per ta shtrire kete transformim ne cdo familje te zakonshme shqiptare, duke i hapur nje lufte si asnjehere me pare papunesise. Duke krijuar kushtet te gjithe se bashku, ne te gjitha nivelet, sipas tij, per 300 mije vende te reja pune ne te gjithe Shqiperine.
"Ja cfare do te bejme ne 4 vjet"
"Ne jemi angazhuar solemnisht qe t'i heqim te gjitha tatimet e qeverise mbi biznesin e vogel dhe te garantojme nje liri te paprekshme, per cdo sipermarres te ketij vendi. Pakti yne qytetar eshte per nje administrate publike transparente dhe per te drejta te garantuara per cdo nepunes te ketij vendi. Ne paktin tone nje pjese e rendesishme i kushtohet familjes, kujdesit, perkrahjes dhe mbrojtjes se familjes se zakonshme shqiptare", ka thene dje Rama ne Elbasan. Sipas tij, asnje takse per te gjitha kategorite ne nevoje. "Ne do te realizojme te pakten pergjysmimin e TVSH per ushqimin baze dhe TVSH zero per ilacet, buken, qumeshtin dhe vezet. 50% te qerase te te gjithe atyre qe kane nevoje per nje strehe dhe nuk e sigurojne dot ate me te ardhurat e tyre, do ta garantojme ne. Ashtu sikunder do te garantojme kredi per te gjithe te pastrehet. Qendra sociale per pensionistet, per grate, dhe femijet ne nevoje, do te shtrihen ne te gjitha qytetet e Shqiperise. Ne jemi angazhuar solemnisht qe mesuesit e ketij vendi pavaresisht bindjeve te tyre, pavaresisht se nga vijne, te jene te vleresuar sipas merites dhe te jene te cliruar nga cdo presion politik",-tha Rama.