Vota alternative britaniket referendum per sistem te ri elektoral

Rreth 467 milion votues britanikë janë thirrur në kutitë e votimit për të ndryshuar sistemin elektoral nga maxhoritar në gjysmë proporcional të ashtuquajtur vota “AV”- votë alternative. Megjithë angazhimin duket se britanikët do t’i thonë jo ndryshimit, sugjerojnë sondazhet çka rrezikon qeverinë e Nick Clegg i Liberal Demokratëve që mbetet dhe fytyra kryesore e këtij referendumi, mbështetësi numër një i këtyre ndryshimeve.
Motoja e tij është për një zgjidhje më të drejtë e më të mirë që të funskionojë për të gjithë parlamentarët e britanikët. Mendim të ndryshëm megjithatë kanë aleatët në qeveri konservatorët që kanë shprehur hapur mbështetjen për status quo-në. “AV nënkupton që fitojnë jo vetëm kandidatët që arrijnë të dytët, por dhe ata që arrijnë të tretët . Kjo nuk është ajo që unë konsideroj demokraci” është shprehur sekretari i jashtëm britanik William Hague.
Për Laburistët ndryshimi i sistemit elektoral do ta bënte demokracinë më përfaqsuese që e mbështesin ndryshimin ndonëse me rezerva, fillimisht nisur nga Nick Clegg që i rreshtuar përkrah David Cameron u hoqi çdo shans për të qeverisur.
Në të njëjtën kohë në Britani mbahen dhe zgjedhjet lokale ku liberalët demokratët të akuzuar për mosmbajtje premtimesh rrezikojnë të humbasin disa qytete kyçe.
Delina Bitraku