E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Bombë” tek Dinamo, “shfryhen” italianët

Rrufe në qiell të hapur tek Dinamo. Pasditja e së hënës ka sjellë largimin e bujshëm të stafit teknik, duke nisur nga trajneri, Francesko Moriero, zëvendësi i tij, Fabricio Mikoli, si dhe përgatitësi atletik, Christian Parabita.

Lajmi është dhënë nga vetë ish-trajneri i bluve, i cili nëpërmjet një komunikimi në rrjetet sociale, ka theksuar: “Trajneri Francesko Moriero, zëvendësi i tij, Fabricio Mikoli, si dhe përgatitësi atletik, Christian Parabita kanë paraqitur dorëheqjen”.

“Misteri dhe stafi teknik falenderojnë lojtarët për entuziazmin që kanë treguar gjatë këtyre pak muajve. I urojmë fat dhe suksese skuadrës. Falenderojmë, gjithashtu, tifozët e Dinamos për mikpritjen e dhënë”.

Ky është version i dhënë nga ish-trajneri i kryeqytetasve. Ndërkohë që për RTSH Sport, administrator i klubit, Ermal Braushi bëri të ditur se bëhet fjalë për një shkarkim nga detyra. Sipas tij, presidenti Marko Pontrelli nuk ka qënë i kënaqur me paraqitjet e skuadrës dhe me lojën e propozuar. Për këtë arsye ka vendosur të shkarkojë të gjithë pankinën drejtuese.

Ndërkohë një reagim ka mbërritur dhe nga presidenti i dinamovitëve, i cili ka theksuuar: Dinamo nuk ka kohë për të humbur dhe për të folur.

I japim mbështetje trajnerëve shqiptarë, atyre që janë rritur nga familja Dinamovite.

Dinamo është më e madhe se emrat e perveçëm.

Forca Dinamo!

Marco Pontrelli

President i Futboll Klub Dinamo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›