E Enjte, 5 Nëntor 2026

Partizani B, trajneri Mehmeti: Jam i bindur, arbitri ndikoi në

Trajneri i Partizanit B vazhdon të jetë i inatosur me arbitrat, për gjithçka që ndodhi në ndeshjen Partizani B-Burreli 1-3, ku sipas tij fati i ndeshjes u vendos nga gjykimi. I pranishëm në emisionin “E hëna sportive” në RTSH, trajneri i të kuqve ka deklaruar: “Jam shumë i bindur se arbitri ndikoi në rezultat. Burreli ka një nivel shumë të mirë dhe nuk ka nevojë për arbitrat, që në këtë ndeshje nuk u ngrit në nivelin e dy skuadrave. Po ti shikosh rastet, mendoj se gjithçka është me dashje”.

“Doza emocionale pas çdo ndeshja është akoma më e madhe. Nuk e kemi ne me gjykimin, por gjykimi e ka me neve. Partizani, si askush tjetër ka dy skuadra profesioniste dhe mendoj që është për meritë të klubit që ka vizion. Pas një ndeshje të tillë, ku fatet i vendos gjykimi, normalisht që do të jeshë me dozë emocionale të lartë”.

“Burreli ka skuadër shumë të mirë, nuk e mohoj, por të thuash se gabimet e arbitrave janë njerëzore, këtë nuk e kuptoj. Edhe në ndeshjen e parë ka patur presion psikofizik”.

Trajneri i të kuqve, më pas ka folur dhe për terrenet e vështira ku zhvillohen ndeshjet e Kategorisë së Parë.

“Skuadra si Dinamo apo Burreli nuk mund të luajnë në terrene të tilla, sepse nuk përshtaten dot. Unë nuk kam asgjë me skuadrën e Burrelit, por e kam me gjithë pjesën e menaxhimit të futbollit shqiptar. Si mund të rritet një element i ri në këto llojë terrenesh?”.

Në ndeshjen e javës së ardhshme, Partizani B do të udhëtojë drejt Peshkopisë, ku do të ndeshet me Korabin. Një sfidë e veçantë për trajnerin Mehmeti, i cili ka drejtuar më parë skuadrën dibrane.

“Kam kaluar në mënyrë të mrekullueshme në qytetin e Peshkopisë, kanë një tifozëri të jashtëzakonshme, kam emocione sepse është hera e parë që do të dal kundër tyre. Është e veçantë si ndeshje për mua”, ka përfunduar trajneri i të kuqve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›