Bon Jovi: Justin Bieber është idiot
Jon Bon Jovi ka këshilluar Justin Bieberin që të tregojë më shumë respekt ndaj fansave të tij.
Lideri i grupit Bon Jovi komentoi vonesat e 19-vjeçarit nëpër koncerte duke thënë që nëse e lë publikun të presë, atëherë je idiot.
Çdo brez ka tipa që e bëjnë këtë punë (paraqitjen me vonesë në koncerte). Është mungesë respekti ndaj publikut që punon për të blerë biletën dhe që të jep 2 ose 3 orë nga koha e tij ose 80 minuta në rastin e këtij djalit, theksoi 51-vjeçi për London Evening Standard.
Nëse e bën një herë, fansat të falin. Nëse e bën disa herë, turp të kesh! Publiku nuk do të të dojë më sepse po tregohesh idiot, shtoi Bon Jovi,transmeton “KN”. P.K