E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bond bëhet biseksual?

Gjatë 50 viteve sa ekziston, agjenti, James Bond, përfaqësonte një mishërim të maskulinitetit, sharmit dhe të një dashnori, i cili trupin e vet zakonisht e ‘fërkonte’ për atë të ndonjë femër joshëse. Por, është një skenë në filmin e tij të fundit, “Skyfall’, që po nxit qëndrime të kundërta lidhur me orientimin e tij seksual.

Aktori Javier Bardem – i cili shfaqet në skenën e përmendur, ku agjentin 007 e ledhaton nëpër gjoks e trup - për rolin e tij thotë se është vetëm “pjesë e lojës”.

“Bëhet këtu fjalë për atë që Bond të vihej në një situatë të palakmueshme, nga e cila ai qartazi që nuk mund të dalë”, sqaroi Bardem.

Kohë më parë, Daniel Craig deklaroi se nuk dëshironte që agjentin sekret ta shihte me një mashkull, edhe pse askush s’e di çfarë do të sjellin vazhdimet e ardhshme të filmit, e as çfarë mendojnë për këtë punë aktorët që do ta luajnë rolin e Bondit në të ardhmen.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›