E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet Gjergj Ndreca

Gjergj Ndreca, ish i burgosuri politik që tentoi vetëflijimin javën e shkuar u kthye në mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë pas kurimit në Selanik.

Ai tha se u nis me ambulancë pasi dëgjoi për vendimin e gjykatës së Tiranës që shpalli grevën si të paligjshme.

Në një intervistë për Top Channel ai thotë se greva do të vazhdojë, ndërsa i përgjigjet edhe akuzave të kryeministrit Berisha se ai ka privatizuar fabrikën e miellit në Lac.

TCH: Pse vendosët të linit spitalin dhe të ktheheshit në Shqipëri?

Ndreca: Spitalin vendosa ta lë sepse unë morra Greva e uriseGrevistët: Do hedhim shortin e vdekjesGjykata shpërndan grevën Ndreca: Me Berishën na ndan Haga vesh që bashkëvuajtësve të mi u kanë nxjerrë një klauzolë, gjoja, për t’i nxjerrë nga greva e urisë. Mua mu desh të vija patjetër këtu megjithë këtë shëndet shumë të rënduar. E ardhmja e grevës do të vazhdojë që nesër me të gjithë negocimet.

TCH: Kryeministri Berisha thotë se ju keni ndërmarrë një grevë politike. Cili është komenti juaj për këtë?

Ndreca: Kjo grevë është si ajo e 73 e Spacit në Mirditë. Politika lidhet me ekonominë, ne nuk kemi marrë pjesë në politikë 22 vjet, përvec Pjetër Arbnorit që ishte kryetar Parlamenti ne nuk kemi marrë pjesë kurrëkund.

TCH: Meqenëse jemi tek kryeministri, pak ditë më parë ai ka deklaruar se ju dhe vëllezërit tuaj keni privatizuar një fabrikë. Cila është e vërteta?

Ndreca: E vërteta është kjo, fabrikën e miellit e kemi marrë në ankand me Ndue Lushin, djalin e Zef Lushit, që ka jetuar 50 vjet në Kaliforni. Nga 84 milion që ka mbajtur në ankand Sali Berisha e kemi marrë 230 milion me letra me vlerë, por letrat e vlerë ja u kemi marrë shokëve tanë 100 përqind.

TCH: Ka pasur debate në media se ku e gjeti guximin Gjergj Ndreca të vetëflijohet duke u djegur me benzinë?

Ndreca: Nëna ime që është sot 87 vjece ka djegur tre herë shtëpinë nga sigurimi i shtetit duke kërkuar babën. Që është dëshimtare ka djegur shtëpinë me duart e veta. Duke bërë gjithë këtë persekutim si mos ta gjesh veten kur te vjen shpirti për të dalë. Kur je prind, vetë i gjashtë me katër fëmijë. Si nuk mund ta gjesh, kur të gënjen kryeminstri ditën për diell, nuk është në grevë thotë, ky është socialist, ky është komunist.           

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›