E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bono thesari, shiten me ankand 6.8 miliardë lekë

 

Bilancet e shëndetshme të sektorit bankar dhe likuiditeti i lartë në tregun financiar, po rezultojnë përcaktuese në ruajtjen e normave të interesit të ulëta për bonot e thesarit.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në ankandin e fundit këtë fillim muaji qeveria siguroi një financim prej 6.8 miliardë lekësh bono thesari, ndërsa shuma e kërkesave të paraqitura në ankand ishte rreth 8.9 miliardë lekë.

Të dhënat e BSH-së, tregojnë se bonot 12 mujore u emetuan me norma interesi ose, yieldi mesatar i ponderuar në nivelin 1.63%, nga 1.71% që ishte në ankandin e mëparshëm.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›