E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bonot e Thesarit, bien normat e interesit

Blerina Hoxha

Interesat e bonove te thesarit (letrave me vlere te qeverise) kane rene gjate kesaj periudhe me 0,3 deri ne 0,5 per qind. Gjithsesi, per te gjitha ata qe kane investuar kursimet e tyre ne bonot qeveritare me gjithe kete renie te lehte po marrin interesin me te larte te 6 viteve te fundit. Nje interes me i ulet do te thote me pak kosto per qeverine ne shlyerjen e borxhit te brendshem, por me pak fitime nga interesat per ata qe kane investuar kursimet ne blerjen e tyre. Interesi i bonove te thesarit me maturim njevjecar arriti ne 7,6 per qind nga 8,19 per qind qe kane ne fillim te janarit. Po keshtu, ulje te interesit pesuan te gjitha maturimet e bonove te thesarit 6 dhe 3-mujore. Eksperte e Bankes se Shqiperise thane se, ulja e interesit ne bonot e qeverise erdhi per shkak te renies se kerkeses se qeverise per borxh te brendshem. Ne periudhen e fillimvitit, kerkesa e qeverise per para cash eshte me e ulet per shkak te fluksit ende te ulet per shpenzime, sidomos per investime. Investimi ne bono thesari njevjecare, gjashtemujore apo tremujore per individet sjell interesa ne disa raste dy here me te larta se depozitat e vendosura ne pjesen me te madhe te bankave te nivelit te dyte. Nese depozitat e kthejne interesin pas nje viti apo 6 muajsh, bonot e thesarit i kthejne interesat ne momentin qe investitori vihet ne disponim te bonos. Nje fakt i tille tregon se, interesi i nje bonoje te blere ne treg eshte me i larte se ai qe deklarohet, pasi interesat e perfituar mund te investohen perseri ne letra me vlera apo investime te tjera fitimprurese. Por qytetaret nuk jane te orientuar karshi ketyre produkteve. Pasi asnje nga institucionet financiare ne vend nuk eshte i interesuar te lancoje reklama per te "thithur" klientelen drejt bonove. Bankat e nivelit te dyte qe i shesin bonot e qeverise per individet jane te prirura me shume per te reklamuar sherbimet e depozitave qe ata vete ofrojne

Duke filluar qe vitin qe shkoi interesi i bonove te thesarit eshte rritur me nje tendence te dukshme. Keshtu per bonot me afat maturimi 1-vjecar norma e interesit ne dy vitet e fundit eshte rritur me gati 2%. Kjo per shkak se Banka e Shqiperise gjate ketij harku kohor ka shtrenguar politiken monetare, duke rritur cmimin e monedhes vendase, cka reflekton menjehere ne rritjen e interesave te letrave me vlere te qeverise. Interesi i bonove te thesarit me maturim njevjecar aktualisht eshte 7,6 per qind, ndersa dy vite me pare interesi nuk ishte me shume se 2%. Bonot e thesarit dhe obligacionet jane instrumente borxhi, nepermjet te cilave qeveria merr hua nga publiku dhe siguron te ardhurat e nevojshme, per te financuar shpenzimet qe nuk i mbulon dot nga te ardhurat. Huamarrja nga publiku ndryshe do te kuptohej si shitja e letrave me vlere te qeverise, publikut. Aktualisht, Qeveria shqiptare emeton dy lloje letrash me vlere: bono thesari dhe obligacione. Bonot e thesarit tregtohen per periudha 3, 6 dhe 12-mujore, ndersa obligacionet kane periudha maturimi me te gjata 2, 3 dhe 5-vjecare. Si per cdo borxh te kerkuar, per te cilin paguhen interesa edhe qeveria paguan interesa per kete borxh. Keto jane me te larta se cdolloj investimi tjeter ne depozita.

Si te investosh ne bono

Cdo individ mundet te investoje ne bono thesari. Mjafton nje shume prej 300 mije lekesh e bllokuar ne nje nga bankat shqiptare dhe secili mundet te fitoje interesat qe ofrojne bonot e thesarit pa marre persiper asnje rrezik. Pjesemarresit ne ankandet per bono thesari jane: bankat, institucione financiare ose jofinanciare, si dhe individe vendas apo te huaj. Bonot e thesarit jane nje alternative investimi. Keshtu, individi mund te krahasoje interesin e depozitave bankare me interesin e bonove te thesarit dhe te vendose se ku do t'i investoje parate e tij: do t'i lere ne banke ne formen e depozites apo do te bleje bono thesari.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›