Nafta, 370 milione USD investime
Synohet rritja e prodhimit ditor me 20000 fuci. Ja te gjitha detajet e planit
Nxjerrja e naftes ne Shqiperi ne fokusin e investitoreve te huaj po behet gjithnje e me shume terheqese. Bankers Petrolum, kompania qe shfrytezon zonat naftembajtese ne Patos-Marines dhe tani se fundmi ne Kucove, ka prezantuar dje nje plan investimesh 370 milione dollare kanadeze per tre vjet. Me kete investim, kanadezja Bankers Petrolum synon te rrise prodhimin ditor te nxjerrjes se naftes ne vendin tone me 20000 fuci ne dite deri ne fund te 2010-es. Kanadezja Bankers Petrolum ne nje deklarate te fundit ne permbyllje te bilancit vjetor ka njoftuar se rezervat e naftes ne dispozicion te kompanise jane rritur rreth 19 per qind. Suksesin ne kete drejtim, kompania ja dedikon rezultateve pozitive te nxjerrjes se naftes ne zonen Patos-Marinez. Sipas te njejtave burime, rezervat e naftes te nxjerra nga Bankers Petrolum arriten ne 54 milione fuci, nga 45 milione fuci qe ishin ne 2006. Sipas bilancit te tregtise me jashte, gjate 2007 eksporti i naftes se paperpunuar shenoi nje rritje 144,6 per qind ne krahasim me vitin 2006, me nje vlere monetare 82 milione dollare. Per shkak se nafta nuk ka qene e perpunuar, nje fuci eshte vleresuar 59,5 dollare. Sipas te njejtave burime, eksporti i naftes ne baze te volumit shenoi 257 mije tone, e cila eshte 91 per qind me shume se ne vitin 2006. Sipas ketyre te dhenave, rreth 50 per qind e naftes qe eshte konsumuar ne Shqiperi, u eksportua. Kompania kanadeze, "Bankers Petroleum" per vitin qe shkoi dyfishoi eksportin e naftes pas nje veprimtarie te suksesshme ne bllokun naftembajtes Patos-Marinez. Keto rezultate kane bere qe kanadezja "Bankers Petroleum" te fitoje te drejten ekskluzive per te kerkuar naften ne fushen naftembajtese te Kucoves. Ne 2008, "Bankers" shpreson te arrije 10000 barela nafte ne dite prodhim, duke operuar 130 puse te tjere shtese ne vit. Vlera e investimeve nga mbi 15 kompani te huaja gjate gjithe ketyre viteve ka arritur ne mbi 500 milione USD. Aktualisht, ne nxjerrje nafte punohet ne zonen naftembajtese Patos-Marinez, e studiuar qe ne vitet '30-te dhe me pas, ku rezervat gjeologjike te naftes ne te vleresohen, sipas specialisteve, ne rreth 1,3 miliarde tone nafte, sasi e barabarte me 30 milione tone nafte, e vleresuar me 6,5 miliarde usd, por ku ende shfrytezohet rreth 20% e saj, pasi nevojiten investime te rendesishme per teknologjite e nxjerrjes se naftes. B.H.
Shqiperia, ja rezervat naftembajtese
Ne Shqiperi ndodhen me shume se 60 per qind te rezervave te naftes te zbuluara deri me tani ne Ballkan. Sipas raportit me te detajuar te kompanise se sherbimeve gjeologjike amerikane Gustavson Associates LLC's Resource Evaluation eshte provuar se rezervat e naftes ne Ballkan jane rreth 345 milione fuci, nga te cilat 198 milione jane ne nentoken e Shqiperise. Gjithashtu eshte provuar se rezervat e gazit natyror jane 2,7 trilione meter kub. Zbulimi ka nxjerre ne pah struktura te forta karboni te njejta me ato qe jane zbuluar ne vitin 1990 ne Apenine te Italise. Deri para pak kohesh, pak nga ky zbulim kane bere edhe kompanite "Shell" dhe "Copare", te cilat kane zbuluar nje hendek poshte strukturave te forta te bllokut. Sipas llogarive te tyre, potenciali i naftes mund te ishte 820 milione fuci.