E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti 2008, energji pa kufizim

Fatjon Ferko

Shqiptaret nuk do te vuajne kufizimet e energjise elektrike gjate ketij viti. Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Genc Ruli, eshte shprehur dje mjaft optimist per sa i perket furnizimit me energji elektrike per vitin 2008. Reshjet e shumta te shiut kane bere qe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare te mos ndryshoje skenarin e parashikuar, duke ofruar keshtu furnizim pa nderprerje me energji elektrike.

Furnizimi

Ndryshe nga viti i kaluar, reshjet e shumta te shirave kane bere qe rezerva hidrike ne hidrocentrale te jete ne parametra optimale. Kjo do te thote se prodhimi vendes do te vazhdoje ne kapacitete maksimale dhe si pasoje edhe furnizimi me energji do te jete pa nderprerje. "Kemi nje situate mjaft optimiste, krahasuar me vitin e kaluar per vete kuotat me te cilat do hyjme ne muajin prill ne kaskade. KESH do te siguroje energji nga prodhimi vendes dhe nga importi aq sa do t'i duhet ekonomise dhe popullates kete vit", deklaroi dje ministri Genc Ruli. Sipas tij, duke pare situaten aktuale ne vend, KESH nuk do te aplikoje skenare te nderprerjes se energjise elektrike per te pasur importe sa me te uleta. "Prodhimi vendes i energjise elektrike eshte rritur keto dite reshjesh, duke ulur importet ditore. Mbajtja e kuotave te sigurise po ndiqet me kujdes nga ana e KESH-it", vazhdoi Ruli. Keshtu, sipas te dhenave, prodhimi vendes ka arritur ne 10,6 milione kwh/dite, ndersa importi eshte ulur dhe ka arritur ne kuoten 7,5 milione kwh/dite, nga 8,5 milione qe ka qene. Nga ana tjeter, Korporata ka arritur te siguroje sasine e nevojshme te energjise nga importi deri ne fund te muajit qershor dhe si pasoje te pakten per keto tre muaj furnizimi me energji eshte i garantuar.

Situata

Reshjet e shumta te shiut gjate ketyre dy diteve te fundit kane bere qe prurjet ujerave ne liqenin e Fierzes te rriten ndjeshem. Si pasoje vetem dje keto prurje arrijne ne 1600 m3/sek ne Fierze dhe 700 m3/sek ne liqenin e Komanit. Sipas te dhenave nga KESH-i mesohet se liqeni i Fierzes ka arritur ne kuoten 287 metra, nga 281 qe ishte 1 jave me pare, si dhe ka nje rezerve te mire hidrike. Nderkohe, Komani aktualisht eshte ne kuoten 172 metra, nga 176 qe eshte kuota maksimale, ndersa Vau i Dejes ka arritur ne 74,6 metra. Aktualisht, prurjet po ndiqen ne menyre te vazhdueshme, duke alternuar regjimin e punes ne dy HEC-et. Lidhur me kete fakt, ministri Ruli deklaroi se "kujdesi me i madh qe po tregojme eshte miremenaxhimi i prurjeve ne liqenet e HEC-eve me qellim, qe te mos kete derdhje dhe te mos rrezikohen nga permbytjet zonat nen kaskaden e HEC-eve mbi Drin". Megjithate, nuk dihet ende se si do te menaxhohet situata ne rast se keto prurje vazhdojne me te njejtat ritme, duke pasur parasysh se liqeni i Fierzes eshte vetem 9 meter larg pikes maksimale.

Te dhena:

18 milione kwh eshte konsumi ditor i energjise

10,6 milione kwh eshte prodhimi ditor i energjise

7,5 milione kwh eshte importi ditor i energjise

287 metra eshte niveli i liqenit te Fierzes

1600 m3/sek llogariten prurjet e ujit ne liqen

172 m metra eshte niveli i liqenit te Komanit

74,6 m metra eshte niveli i liqenit te Vaut te Dejes

Fillon depozitimi ne Kosove

Vendi yne ka nisur te depozitoje energjine ne Kosove. Drejtori i Pergjithshem i KESH-it, Gjergj Bojaxhi, deklaroi dje, gjate inspektimit ne Hidrocentralin e Vaut te Dejes, se depozitimi i energjise ne Kosove behet me qellim ruajtjen e energjise elektrike dhe marrjen e saj ne pikun e thatesires, kur dhe kerkesat per energji jane te medha. Gjate ketij inspektimi, Bojaxhi ka pare nga afer portat e shkarkimit dhe nivelin e ujit ne kaskaden e Drinit, ku prurjet deri tani jane te kenaqshme. Sipas drejtuesve te hidrocentralit te Vaut te Dejes, kuota e ujit eshte afer maksimales, vetem 1-meter e 40 centimeter larg. Ata sigurojne, se dhe pse derdhjet llogariten te jene 1500 meter kub uje per sekonde, nuk ka rrezik per permbytje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›