Bonot për legalizim? Hyn në fuqi ligji
12/11/2009 Kush ka paguar me lekë të bëjë kërkesë me shkrim te ALUIZNI brenda 3 muajve
Pritet vendimi i qeverisë për procedurat dhe afatet e rimbursimit
Hapet rruga për përdorimin e bonove të privatizimit në procesin e legalizimit. Ligji ku u përcaktuan ndryshimet në kuadrin ligjor të legalizimit është botuar në Fletoren Zyrtare dhe do të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit, pra në fund të muajit nëntor. Përveç lehtësive për ata persona që nuk i kanë shlyer ende detyrimet e tyre financiare dhe mund ta bëjnë këtë gjë me bonot e privatizimit, ky ligj krijon lehtësi edhe për personat e tjerë të përfshirë në procesin e legalizimit që i kanë bërë pagesat në lekë. Ata do të kenë afat tre muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit që lejon përdorimin e bonove të privatizimit për legalizim që të çojnë një kërkesë zyrtare me shkrim pranë zyrave të ALUIZNI-it, për këtë proces. Ndërkaq, ligji përcakton se procedurat dhe afatet e rimbursimit rregullohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Ligji i rregulluar përcakton mënyrën e pagesës së parcelës ndërtimore të ndërtimit pa leje. “Pagesa e vlerës së parcelës ndërtimore të ndërtimit pa leje, në proces legalizimi, bëhet në lekë, në vlerë të plotë monetare, ose me bono privatizimi, në përputhje me dispozitat e neneve 19, 20 e 21 të këtij ligji. Bonot e privatizimit, të përfituara nga ish- të përndjekurit politikë dhe nga subjektet e tjera gjatë procesit të privatizimit të pronës shtetërore, kanë të njëjtin trajtim me bonot e tjera të privatizimit. Taksat, tatimet dhe detyrimet e tjera financiare që lidhen me kalimin e së drejtës së pronësisë, bëhen vetëm në lekë,” – thekson neni 17 i ndryshuar i ligjit. Gjithashtu, në këtë ligj përcaktohet se deri në 50 për qind të vlerës, pagesa mund të kryhet me bono privatizimi. Ndërsa neni 32, pika 1 ndryshohet. “Të ardhurat e arkëtuara nga transferimi i pronësisë së parcelave ndërtimore transferohen në Buxhetin e Shtetit për Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si fond kompensimi financiar, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9235, datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar,” – theksohet në ligj. Gjithashtu përcaktohet se personat që i kanë kryer pagesat për parcelat ndërtimore të ndërtimit pa leje para hyrjes në fuqi të këtij ligji, përfitojnë lehtësitë e parashikuara në këtë ligj. “Për të përfituar nga e drejta e pagesës me bono privatizimi për pjesën e mbetur të detyrimit apo për rikthimin e shumave të paguara në lekë, në këmbim të dorëzimit të bonove të privatizimit, personat duhet të paraqesin kërkesë, me shkrim, pranë ALUIZNI-it brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Procedurat dhe afatet e rimbursimit rregullohen me vendim të Këshillit të Ministrave”, - thekson neni 8 i ligjit.