Punonjësit e “Vodafone” dhurojnë gjak për talasemikët
12/11/2009 Humanizmi
Punonjësit e “Vodafone Albania”-s u kanë ardhur dje në ndihmë fëmijëve shqiptarë që vuajnë nga talasemia. Në përhapje të mesazhit për rëndësinë e dhurimit të gjakut, rreth 50 punonjës të “Vodafone Albania”-s u mblodhën dje në ambientet e Kryqit të Kuq Shqiptar për të dhuruar gjak, si një gjest i thjeshtë njerëzor, që do të shpëtojë dhjetëra jetë të bashkëqytetarëve tanë që vuajnë prej sëmundjeve të gjakut. Punonjësit e “Vodafone”-s janë pjesëmarrës për të pestën herë në fushata të dhurimit të gjakut, duke provuar edhe një herë përkushtimin e tyre për të ndihmuar njerëzit në nevojë dhe për të përhapur mesazhin e rëndësishëm të dhurimit të gjakut. Gjatë evenimentit të djeshëm u nënvizua rëndësia e dhurimit të gjakut, duke marrë nevojën për gjak që kanë shumë njerëz në të katër anët e vendit, sidomos fëmijët që vuajnë nga talasemia. Vlerësohet se rreth 500 fëmijë nga gjithë Shqipëria vuajnë prej sëmundjes së talasemisë dhe varen prej gjakut të dhuruar për të jetuar si gjithë fëmijët e tjerë, për të luajtur, për të vajtur në shkollë dhe për të qenë pranë të dashurve të tyre.