E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bonusi i bebes, përfitohet si brenda edhe jashtë Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një bilanc të familjeve që janë mbështetur me bonusin e bebes. Me një postim në Facebook, kryeministri Rama thotë se janë 20  mijë fëmijë të lindur në gjysmën e parë të këtij vit që kanë përfituar bonusin, ku familjet marrin 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për fëmijë e dytë dhe 120 mijë për fëmijë e tretë. Kryeministri Rama sqaron se bonusin e përfitojnë pa dallim edhe fëmijët që lindin jashtë vendit, por që janë regjistruar në vendin amë. “MIRËMËNGJES dhe me lajmin e bukur se 20,000 fëmijë të lindur në gjysmën e parë të vitit, kanë përfituar bonusin e bebes, me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, pa dallim nëse kanë lindur në Shqipëri apo jashtë vendit, por të regjistruar në vendin amë, ju uroj një ditë të mbarë “, shkruan kryeministri Rama.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›