Mungon uji, 6 fshatra të Mallakastrës pa ujësjellës

Në Fshatin Drenovë në Bashkinë e Mallakastrës mungon uji pijshëm. Vuajtjet e banorëve shtohen në këto ditë të nxehta vere pasi zona në fjalë nuk ka burime ujore as për blegtorinë si dhe kulturat bujqësore. Kjo situatë ka 30 vite që vazhdon pa zgjidhje.
Në fakt për ujë, si dhe banorët e Drenovës vuajnë 6 fshatra të kësaj zone, pohon në telefon për RTSH kryetari i bashkisë Mallakastër. Sipas tij ngërçi fillon që tek pronësia e ujësjellësit dhe rrjetit që furnizon këto fshatra. Ai ka qenë nën administrimin e ARMO-s, ndërsa shton se për shkak të amortizimit të skajshëm, investimi është i konsiderueshëm.
Për shkak të mungesës së investimeve banorët po largohen nga fshati. Sot në 400 familjet e këtij fshati kanë mbetur vetëm moshat e treta.