E Enjte, 5 Nëntor 2026

Qendrat shëndetësore verore, Manastirliu: Deri tani kanë marrë shërbim më shumë se 7 mijë pushues

Më shumë se 7 mijë pushues janë shërbyer deri tani në qendrat shëndetësore verore. Shifra u bë e ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila thekson se 29 qendra verore janë të hapura 24 orë çdo ditë, nga Thethi në Ksamil, për një sezon turistik të sigurt e të shëndetshëm.   Sipas saj, janë 170 mjekë dhe infermierë të angazhuar në të gjitha qendrat verore. Në çdo qendër shëndetësore ofrohet edhe test i shpejtë COVID-19. Prej 15 qershorit në zonat turistike janë hapur 29 qendra shëndetësore. Përveç këtyre qendrave edhe Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka poste fikse të autoambulancave përgjatë zonave turistike, për t’iu ardhur sa më shpejt në ndihmë pushuesve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›