Bonusi për bebet, Rama: E kanë përfituar 150 mijë fëmijë në 3 vite

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama përmes një postimi në rrjetin e tij Facebook, njoftoi se 150 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes në 3 vite.
“MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë e krenarinë për thuajse 150 mijë fëmijë, të cilët kanë përfituar bonusin e bebes në 3 vite, me programin tonë të ri të mbështetjes për çdo të porsalindur, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
/rtsh.al/