Bora, bllokohen 40 minatorë në Theken të Krastës

Foto Ilustruese
KRASTË- Moti i keq dhe reshjet e dendura të borës kanë bllokuar 40 minatorë në një minierë private në Thekën të Krastës.
Minatorët, janë izoluar prej më shumë se 40 orësh në hyrje të galerisë, në pamundësi për të marrë rrugën drejt banesave të tyre.
Ata apelojmë për ndihmë, pasi janë gjendur të papërgatitur për këtë bllokim të gjatë dhe nuk kanë rezerva ushqimore. Ndërkohë që kushtet e motit dhe afrimi i natës e bëjnë qëndrimin edhe më të vështirë.