I zhgenjyer nga pretenca Meta deklaron se do fitoj betejen

Nje dite pas pretences se Prokurorise per video-pergjimin Meta-Prifti direkt nga Shkodra ka ardhur edhe komenti i ish kryeministrit Ilir Meta. Ne fjalen e tij ai eshte shprehur i zhgenyer nga pretenca e parashikuar nga Prokuroria duke e cilesuar kete ceshtje si nje beteje ndersa thekson se eshte pro zbatimit te nje shteti ligjor. Me tej Meta ka deklaruar se ka rezervat e tij ndaj Prokurorise e cila nuk duhet te marre drejtimin e krimit te organizuar. Pavaresisht kesaj pjese me rendesi eshte fakti qe LSI te rritet si force qeverisese. Prokuroria e Pergjithshme i kerkoi te premten gjykates se Larte te denoje me 2 vjet burg dhe 1 milione leke gjobe Ilir Meten ish-zvkryeministrin e akuzuar per korrupsion. Sipas Prokurorise Ilir Meta duhet te deklarohet fajtor per korrupsionin aktiv te funksionareve te larte shteterore akuze e ngritur ndaj tij pas publikimit te nje video-pergjimi mes tij dhe ish-ministrit Dritan Prifti.