Thoma Deliana Ne Bashkimin Sovjetik kam pasur shoqe te ngushte krushken e Stalinit

Ish-ministri i shumenjohur i Arsimit shqiptar tregon per periudhen kur specializohej ne ish-supershtetin komunist. Si u njoh dhe shoqeria e krijuar me te shoqen e Zhdanovit qe ishte krushka e liderit te komunizmit boteror. Deshmite e saj per jeten e shthurur te se bijes se Stalinit qe e kishte marre nuse te i biri
HYRJE
Nuk reshtin surprizat ne kete cikel intervistash te njeriut te shumenjohur te Shqiperise komuniste Thoma Delianes. Ndersa ai rrefen hollesisht per historite e cuditshme qe kane shoqeruar jeten e vete enigmatike e cila fillon me shkelqimin e jashtezakonshem te karrieres duke arritur ne majat me te larta te pushtetit politik dhe ekzekutiv te shtetit te djeshem nuk ngurron te ndalet ne detaje te vecanta deshmia e te cilave ka vlere te pallogaritshme per njohjen e historise.
Jane pikerisht shpalosja e ketyre detajeve kaq interesante ato qe sjellin surprize pas surprizash per lexuesin e Standard.
Konkretisht ne dy numrat e kaluar Thoma Deliana u ndal ne te kaluaren e hershme te jetes se tij duke u fokusuar ne momentet me kritike kur kishte pasur te bente me njeriun e tmerrshem Koci Xoxe. Pas kesaj ai u ndal ne te tjera deshmi te vecanta qe per nga rendesia mund te quhen te jashtezakonshme pasi kane te bejne me shume enigma te njerezve te njohur dhe qe kane qene aktor kryesor te shtetit te djeshem.
Konkretisht deshmia e tij e radhes u fokusua per periudhen kur ai ka qene ne Komisionin e Planit te Shtetit nderkohe qe ai komision drejtohej nga i shumenjohuri Nako Spiru.
Ai tregoi per ato momente te tmerrshme te krijuara mes anetareve te atij komisioni te cilet kishin te benin me hartimin e planeve duke u mbeshtetur ne ndihmat e partnereve te atehershem jugosllavet. Ishin pikerisht situatat e shumeperfolura per dekada te tera pasi u lidhen me faktin se tensionimet dhe lufta e paimagjinuar e klaneve brenda udheheqjes me te larte te atij shteti coi ne vetevrasje njeren prej figurave me te njohura te kohes Nako Spiru i njohur si bashkepunetori me besnik dhe i afert i Enver Hoxhes.
Por nje surprize tjeter teper te cuditshme dhe jashtezakonisht te vecante ka rezervuar Thoma Deliana edhe per numrin e sotem te gazetes Standard.
Sic dihet fakti qe ai ka qene nje nga shoket e ngushte te Dubcekut i cili me vone u be lider i shtetit komunist te Cekosllovakise ish-ministri me brilant dhe me jete gjate i arsimit shqiptar tregon se ka qene shume i njohur me te shoqen e udheheqesit komunist te ish-Bashkimit Sovjetik Zhdanovit e cila ishte krushka e Stalinit pasi te bijen e tij Zvetllanen e kishte marre nuse te djali.
n Por cilat jane deshmite e Delianes ne lidhje me njohjen qe ka pasur me krushken e njeriut me te fuqishem te komunizmit boteror
n Cilat ishin tregimet e saj per nusen e cuditshme qe kishte ne shtepi e cila nuk pyeste kend dhe nuk donte tia dinte per gje
n Cilat ishin deshmite e saj per Stalinin te cilat jepnin detaje te jetes se tij te shthurur dhe pa kriter.
n Cfare bente ai me Zhdanovin qe e kishte vjehrrin e te bijes kur e therriste ne mesnate ne darkat e pafundme qe bente nen efektin e alkoolit deri ne zbardhjen e dites se re
Keto dhe te tjera detaje brilante te cilat lexuesi i standard ka mundesi ti mesoje pikerisht nga deshmitari i gjalle qe ka kontaktuar personalisht me keta aktore te vecante te historise boterore me te cilen ishte lidhur fuqishem edhe historia shqiptare e periudhes komuniste.
Per me tej te ndalemi te intervista e meposhtme te ish-ministrit te mirenjohur dhe me te suksesshem te arsimit shqiptar Thoma Delianes.
Vijon nga numri i kaluar
Zoti Deliana ne intervisten e numrit te kaluar theksuat me hollesi situaten qe u krijua ne Komisionin e Planit te Shtetit ku ju punonit deri ne momentin qe shefi juaj Nako Spiru u detyrua ti jepte fund jetes.
Pyetja ime ka te beje me faktin nese pas vdekjes se Nakos si vijoi veprimtaria tuaj Pra ju vazhduat te punonit ne Komisionin e Planit te Shtetit
Pas denimit dhe ekzekutimit te Kocit mua me therresin ne Komitetin Qendror te Partise. Aty jam takuar me Enver Hoxhen i cili per cudi kishte dijeni shume mire per faktin qe une i kisha refuzuar Kocit urdhrin per te ekzekutuar kohe me pare dy te denuarit e burgut te Elbasanit nderkohe qe une kisha qene Sekretar i Pare i Partise se Punes se qarkorit atje.
Kishte marre Enveri dijeni te sakte per ate rast
Po. Madje po fliste me shume qejf per ate qe une kisha bere. Konkretisht me thote Ore Thoma me te vertete nuk e ke zbatuar urdhrin e Kocit per ato pushkatimet
Ne ato takime qe zhvillova ne Komitetin Qendror te Partise mu komunikua detyra e nendrejtorit te kuadrit te Komitetit Qendror gje per te cilen edhe isha thirrur. Me mbrapa kalova drejtor i po asaj drejtorie. Keshtu qe mua me binte jo vetem qe te punoja prane udheheqjes me te larte por te isha njeriu me i besuar dhe me i rendesishem i saje. Te gjitha propozimet per emerime te kuadrove me te larta te shtetit duke filluar qe nga Sekretaret e Pare deputetet ministrat etj do te kalonin ose do te niseshin nga zyra ime.
Ne ate detyre te larte dhe teper te besuar ne Komitetin Qendror kam ndenjur qe nga viti 1948 deri ne vitin 1975 pra plot shtate vjet.
Nga viti 1955 shkova ne Bashkimin Sovjetik ku do te vazhdoja studimet ne shkollen filozofike te Partise ne Moske. Aty kam marre nje kompletim te fuqishem ne fushen e filozofise dhe ne ate diplomatike kjo me shume edhe prej faktit qe profesoret e atjeshem te cilet na jepnin leksionet teorike ishin figura teper te njohura per aftesite e tyre profesionale. Ata ishin personalitete te njohura te supershtetit sovjetik. Keshtu p.sh Profesori qe me jepte Historine e Bashkimit Sovjetik ishte nderkohe edhe keshilltari i Molotovit nje nga udheheqesit e njohur te ish-Bashkimit Sovjetik.
Keni pasur raste te takoni ndonje nga udheheqesit e atehershem politike te ish-Bashkimit Sovjetik
Sigurisht qe kam pasur. Kete gje e kam realizuar ne rastet kur ambasada jone ne Moske bente pritje per raste festash te vendit tone. Aty kam takuar Hrushovin Susllovin Molotovin dhe shume udheheqes te tjere te shtetit te madh sovjetik.
Per sa i perket njohjeve mund te tregoj edhe nje kuriozitet te vecante. Ne akademine ku une kam studiuar kam pasur shefe te bibliotekes pikerisht krushken e Stalinit apo te shoqen e Zhdanovit i cili ne ate kohe ishte sekretar i Komitetit Qendror te Partise.
Krushka e Stalinit
Po. I biri i saj kishte marre vajzen e Stalinit. Kur vdiq Stalini ata ishin divorcuar sigurisht divorcin e kerkoi i shoqi i saj pra i biri i Zhdanovit dhe ajo qe atehere eshte larguar jashte shtetit te vet. Nuk e di mire por me duket se u martua me nje amerikan. Por e shoqja e Zhdanovit apo ish-krushka e Stalinit fliste shume keq si per Stalinin ashtu dhe per te bijen e tij.
Ne cdrejtim
Per Stalinin fliste keq sidomos per rastet kur ata benin darka pritjeje te vecanta ne te cilat pinin e benin ahengje tere naten duke pire derisa nuk merrnin vesh se cfare benin pastaj kalonin deri ne karagjozlleqe. Ajo fliste per papergjegjshmeri per shume probleme apo dhe veprime te tij. Por fliste nderkohe per bezdisjen se tepermi te te shoqit te saj i cili ftohej me insistim nga vete Stalini ne keto darka ne nje kohe qe ishte tip familjar dhe shume serioz. Por e vecanta ishte se ajo fliste shume shume keq per Stalinin.
Po per vajzen e Stalinit e cila kishte qene per nje kohe te gjate e shoqja e te birit te saj cfare thoshte konkretisht
Per ate nuk i mbaronte te sharat. Ajo fliste se e bija e Stalinit ishte nje vajze shume mendjemadhe dhe se nuk donte te dinte per gje as per te shoqin dhe as per familjaret e tij. Shkonte nga ti mbushej dhe bente nje jete teper te shthurur ashtu si ti vinte. E vecanta ishte se kthehej gjithmone pas mesnate etj. etj.
Fliste per anen morale te saj
Ju thashe qe fliste per nje shthurje te plote te bijes se Stalinit qe do te thote se behej fjale edhe per anen morale te saj.
Kur e kishte bere divorcin i biri i saj
Nuk diskutohet qe ai u divorcua pas vdekjes se Stalinit sepse po te ishte gjalle Stalini ate nuk e linte te gjalle edhe ne qofte se i shkonte ndermend ti linte te bijen.
Shkelqimi dhe renia e nje ylliE kush mund ta mendonte nga kalimtaret e rastit ne ato shpate te thepisura se ai burre i vrare nga fukaralleku dhe qe rendte pas lopeve me nje mbulese plasmasi ne koke per tu mbrojtur nga era qe i perplaste shiun dhe floket e debores ne fytyren e pervuajtur apo qe shkonte per te prashitur ne arat e fshatit Dhemblan ne malesite e Tepelenes ishte pikerisht ish-ministri historik i Arsimit dhe i Kultures Thoma Deliana.
Eumlshte i njohur tashme fakti se ne kohen e drejtimit te asaj ministrie nga Deliana arsimi shqiptar arriti kohe te arta.
Ne saje te ambicieve te jashtezakonshme personale per 17 vjet me radhe ai kishte arritur qe ne ate periudhe te ndertoje me dhjetera shkolla te reja ne te gjithe Shqiperine te shtrira ato deri ne zonat me te thella te vendit.
Emri i Thoma Delianes eshte evidentuar gjithashtu fuqishem ne historine e arsimimit te popullit edhe per faktin qe ne kohen e drejtimit te tij u arrit te uleshin ne bankat e shkolles te gjithe femijet pa perjashtim ne te gjithe Shqiperine gje qe nuk kishte ndodhur me pare. Jo vetem kaq por ne kujtesen e njerezve te asaj periudhe mbahet mend mire fillimi i nje aksioni masiv i drejtuar nga dikasteri arsimor me ne krye Thoma Delianen per te eliminuar absolutisht analfabetizmin e percjelle deri atehere.
Ne ate kohe u be i detyrueshem arsimi 8-vjecar per te gjithe brezin e ri madje u tentua per ate 12-vjecar por qe nuk mundi te realizohej per faktin se per Delianen ishte rezervuar permbysja dhe perdhosja e menjehershme.
Por cfare kishte ndodhur qe njeriu i shumenjohur si nje nga figurat me te nderuara te Shqiperise deri ne vitin lsquo75 te perfundonte ne nje barake fshati qe shperthente nga era dhe shiu larg femijeve dhe gruas te cilet do te arrinte ti shikonte vetem pas 15 vjetesh kur te kishte kryer internimin. Kujt i shkeli ne kallo miku me i afert i liderit te atehershem te Cekosllovakise Dubcekut dhe i shume udheheqesve te tjere te shume vendeve te botes te cilet i kishte njohur ne shkollat e Bashkimit Sovjetik qe perfundoi te detyrohej nga brigadierja fshati te punonte ne punet me te rendomta te kooperativave malore te Tepelenes.
Vijon neser
Neser do te lexoni
Historite e Thoma Delianes me shokun e tij te ngushte te universitetit ne ish-Bashkimin Sovjetik Dubcek i cili me vone u be udheheqesi politik suprem i Cekosllovakise komuniste
Ngjarjet qe shoqeruan ardhjen ne krye te shtetit cekosllovak te Dubcekut dhe reagimi i Enver Hoxhes per mikun e tij te zemres Thoma Delianen.
Momentet kur ai e therriti Delianen ne shtepine e Vlores ku bente pushimet dhe cfare i kerkoi per Dubcekun.