E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora bllokon komunat në Kukës, Bulqizë e Peshkopi

KUKëS- Reshjet e dëborës që kanë rënë ditët e fundit në zonat malore të vendit, kanë shkaktuar edhe problemet e para. Komuna të tëra në rrethin e Kukësit janë izoluar nga dëbora, ndërsa kalohet me vështirësi në disa akse rrugore. Kështu, komunat Arren, Zapod, Grykë Caj dhe Shishtavec ndodhen aktualisht të bllokuara. Vetëm në qytetin e Kukësit trashësia e dëborës ka arritur në 15-20 cm. Në akset kryesore është hedhur kripë e skorje për të bërë të mundur qarkullimin e mjeteve, por vazhdon të jetë i blllokuar aksi Kukës-Dibër, ndërsa qarkullohet me vështirësi në akset Qafë Shtamë-Qafë Shllak dhe Qafë Prush-Kukës.Situata paraqitet e njëjtë edhe për komunat në Bulqizë e Peshkopi. Të bllokuara nga reshjet e borës janë komunat Zecan, Selisht e Ostren, në Bulqizë, ndërsa në rrethin e Peshkopisë ku trashësia e borës arrin në 30 cm, janë bllokuar komunat Lurë dhe Kalaja e Dodës.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›