Bari, kapet italiani me 20 kg herionë, vinte nga Shqipëria
BARI- Policia italiane ka vënë në pranga një shtetas italian që kthehej nga Shqipëria, në makinën e të cilit u zbulua një sasi e konsiderueshme droge. 44 vjecari Michele Grossi, me precedentë të mëparshëm penalë u arrestua në portin e Barit sapo zbriti nga një traget i ardhur nga Durrësi, teksa transportonte 20 kg heroinë në bagazhin e makinës së tij. Policia italiane bën të ditur se 44 vjecari është përpjekur ti shmanget kontrollit të policisë kufitare duke u treguar një dokument policor të falsifikuar. Agjentët e policisë kufitare e kuptuan dokumentin fals, ndaj dyshuan dhe bënë kontrollin në makinë, ku gjetën dhe sasinë e konsiderushme të drogës e cila ishte ndarë në 37 pako dhe kap vlerën e 500 mijë eurove. Nuk dihet nëse italiani e ka marrë drogën në Shqipëri apo ka kaluar tranzit në këtë vend. Në fakt Shqipëria është zonë tranzit e trafikut të drogës që vjen nga Kolumbia dhe vendet e tjera të Amerikës latine dhe destinohet për tregjet europiane. Tashmë cështja po hetohet nga Guardia di Financia. (e.n/BalkanWeb)