E Diel, 1 Nëntor 2026

Bora e parë zbardh majat e Alpeve

TIRANË, 26 shtator /ATSH/ Në Dobërdol të Tropojës ka rënë sot bora e parë, duke veshur me petkun e bardhë Alpet e vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje në rrjetet sociale, nga Dobërdoli i Tropojës, ndërsa u shpreh se bora e parë ka zbardhur majat e Alpeve Shqiptare.

Bjeshkët e Dobërdolit shtrihen në lartësinë 2200 metra mbi nivelin e detit, në pjesën e sipërme të luginës së Gashit.

Në pjesën e sipërme të luginës gjenden disa liqene akullnajore, më i madhi prej të cilëve është liqeni i Dashit, një ndër liqenet akullnajore më të mëdhenj të Alpeve tona.

E shtrirë në një peizazh tipik alpin, zona e Dobërdolit ofron një kombinim të livadheve të gjera, kullotave malore, burimeve ujore dhe panoramave të thepisura.

/e.i/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›