Bora mbulon Stambollin, turistë dhe qytetarë turq shijojnë pamjet e qytetit

Qyteti i Stambollit në Turqi është një qytet me histori që në çdo kohë, njerëzit e vizitojnë me kënaqësi. Por i mbuluar me dëborë, ai sjell një pamje ndryshe dhe dëshirë më të madhe për ta parë nga afër dhe bërë foto në vendet e mbuluara nga dëbora.
Banorët dhe turistët shfrytëzojnë rastin të dalin për një shëtitje dimërore dhe të bëjnë fotografi të petkut delikat të bardhë që ka mbuluar qytetin historik të Stambollit. Reshjet e borës nuk janë të zakonshme në qytetin e Stambollit ndaj njerëzit janë kuriozë të shohin dhe shijojnë pamjet nën bardhësinë e borës.
Qytetarë të ndryshëm shprehin kënaqësinë e tyre tek shëtisin në qytet. “Kam ardhur për të bërë foto, jam duke ecur përreth dhe duke marrë pak ajër të pastër. Në Stamboll nuk bie gjithmonë borë kështu që i këshilloj të gjithë të dalin dhe ta shijojnë.”, thotë Necip Yildiz , banues në Stamboll.
Turistët janë të shumtë këto ditë në qytetin historik. “Turistët gëzohen shumë kur shohin këtë peizazh, u pëlqen të bëjnë foto, sidomos në Bosfor në Stamboll, kjo i gëzon.”, thotë Cetin Omrak, drejtues i një guide turistike.
Vetë turistët janë të kënaqur, dsa prej tyre për herë të parë e shohin Stambollin nën dëborë. “Është shumë e bukur mendoj. Është hera e parë që shoh borën në Stamboll dhe është shumë e bukur kudo.” , thotë Aras Samimi, turist Iranian.