E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ronaldo-Grinvud, “xixa” mes tyre

Prej javësh mediet britanike flasin për humorin e prishur të Kristiano Ronaldos. Një shpërthim  ndaj teknikut Ranjik dhe ndaj disa shokëve të tij, veçanërisht ndaj të rinjve, fajtorë sipas tij sepse nuk i bëjnë gjëra si do të donte ai. Shpesh shumë shpërthyes me reagimet e tij, CR7 nuk duket se është duke i bërë mirë Mançester Junajted që kur është kthyer në këtë skuadër.

Episodi i ndodhur të shtunën, në ndeshjen ndaj Uest Hemit në kampionat, konfirmon një situatë me të vërtetë të rënduar. Edhe pse pa e përmendur asnjëherë emrin e tij, gazetat vendëse si Mirror kanë hedhur hipotezën se disa nga fjalët e asit portugez i referoheshin Grinvud, pas shpinës së CR7 në sulm dhe autor i vetëm gjashtë golave në këtë sezon.

Ajo që ndodhi të shtunën në ndeshjen e Premier Ligës mund të ketë dhënë pak konfirmim për qetësinën brenda skuadrës së Ranjik. Mançester Junajted fitoi ndaj Uest Hem, por ajo që ka rënduar situatën ishte mungesa e asistit të Grinvud për Kristiano Ronaldon. Portugezi u kap nga kamerat në një moment nervozizmi të madh ndaj shokut të tij të skuadrës, i cili gjatë një aksioni zgjidhi gjithçka në mënyrë personale duke e injoruar CR7.

Disa momente më parë, një tjetër episod, kjo pas një goditje të lirë, me një CR7 dukshëm të zemëruar. Me pak fjalë, nuk ka qenë një rikthim i madh i Ronaldos tek “Djajtë e kuq”,  i cili megjithatë, të paktën përmes rrjeteve sociale, ka parë që shumica e tifozëve pajtohen me të për atë që ndodhi në ndeshjen e së shtunës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›